-1.2 C
Prizren
E premte, 17 Janar, 2025

Latifi: Rahovecin e fitoj pa balotazh

Kryetari i Komunës së Rahovecit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Smajl Latifi në një intervistë për Front Online, ka deklaruar se beson që do të qeverisë me këtë komunë edhe në mandatin e ardhshëm.

Kjo, për shkak që siç thotë ai, do të ndodhë pasi që gjatë gjithë kohës kanë qenë afër qytetarëve duke u përballë me problemet e tyre.

“Ne po punojmë, thash jemi shumë afër, jemi në kontakt, jemi në komunikim, në bashkëpunim të thellë, por bashkëpunimi ynë është shumë i natyrshëm, do të thotë është shumë organik me qytetarët dhe unë besoj që ata e kanë kuptuar që nuk ka nevojë dhe do ta kuptojnë që nuk ka nevojë as me harxhu kohë, as me harxhu energji, as me harxhu djersë e mund por me kry operacionin me sukses me herën e parë, me raundin e parë dhe unë besoj në këtë”, ka thënë Latifi, për FrontOnline.

Latifi që është nënkryetar i AAK-së në këtë intervistë për FrontOnline, ka komentuar edhe largimet e fundit nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, duke thënë se e drejta për të hyrë dhe për të dalë nga një parti është përcaktim i lirë i secilit.

Madje, thotë se kohëve të fundit AAK-së më shumë po i bashkohen njerëzit sesa që po largohen.

“Hyrja në një subjekt politik, por edhe hyrja në Aleancë është në baza vullnetare, në bazë të bindjeve në pajtueshmëri me programin dhe statutin futet dhe nis rrugëtimin dikush, vazhdon rrugëtimin dikush, por gjatë rrugës dikush tjetër tërhiqet e dikush tjetër futet, pra përcaktimi është i lirë e ai që do me marrë pjesë me angazhimet e veta, me kreditë e veta, me bindjet e veta në një subjekt politik, vazhdon ai që mendon se ky subjekt politik nuk i përfaqëson del prej atij subjekti dhe e ka të drejtën me vepru ose në një subjekt tjetër ose me qëndrua pasiv, pra unë po mendoj që numri i atyre që hyjnë në Aleancë është shumë më i madh nga numri i atyre që dalin prej Aleancës”, është shprehur ai.

Sipas tij, partia që e udhëheq Ramush Haradinaj, është model i qeverisjes lokale dhe se në zgjedhjet e 17 tetorit do të kenë një fitore bindëse.

“Besoj që zgjedhjet e 17 tetorit , ne po punojmë edhe nuk ndalemi, nuk jemi ndalë prej fillimit të mandatit, nuk ndalemi as sot, nuk do të ndalemi as më 17 tetor, ndërsa më 17 tetor ne do të kemi një fitore bindëse të merituar për shkak se qytetaret e dinë saktësisht që gjatë gjithë kësaj periudhe në të mirë e në të keq iu kemi dalë ballë sfidave dhe shumë një mal problemesh e shqetësimesh që kanë qytetarët tonë ne jo vetëm që i kemi zgjidhë, por kemi kriju situata që më zgjidh problemin të cilat ndonjëherë nuk i kemi menduar as ne që i zgjidhim”, ka shtuar ai.

 

Cilat projekte janë anuluar nga Qeveria në Komunën e Rahovecit? Tregon kryetari Smajl Latifi

Të gjitha memorandumet e mirëkuptimit që janë nënshkruar me Komunën e Rahovecit, janë anuluar nga ministritë.

Kështu ka thënë në një intervistë për FrontOnline, kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi.

“Tash të ju them të drejtën, përveç atyre kontratave që kanë qenë më të hershme e të cilat nuk i kanë prekur, të gjitha memorandumet e mirëkuptimit të cilat ne i kemi nënshkruar, unë si kryetar komune i kam nënshkruar me ministritë janë anuluar”, ka thënë kryetari Latifi.

Ndërsa, thotë se si arsyetim i vetëm i ministrive për anulimin e tyre është se nuk ekziston mbulueshmëria financiare.

“Arsyetimi i tyre është mbulueshmëria financiare nuk ekziston, nuk e di unë, por ato janë të buxhetuara edhe janë vendim i Kuvendit të Kosovës i cili është miratuar nga të gjithë deputetët pa dallim. Ju e dini që në prag të shpërbërjes në parlament është votu buxheti, figurojnë në buxhet, kanë figuru në buxhet por që ministritë e linjës kanë marrë përsipër që të tërhiqen nga obligimi financiar që e ka vështirësua pozicionin e komunave, në këtë rast edhe të komunës sonë, por ne do të insistojmë që ato projekte të cilat ne i kemi të nënshkruara me memorandume të gjejmë rastin më të mirë të mundshëm që të fillojmë zbatimin e tyre sepse ne kemi hy në obligime”, ka thënë kryetari Latifi.

Ai ka përmendur edhe një prej siç thotë ai projekti më i madh në qytetin e Rahovecit e që është sheshi qendror, duke thënë se me ose pa ndihmën e Qeverisë do ta realizojnë këtë projekt.

“Njëri prej tyre është edhe sheshi qendror i qytetit që është projekti më i madh urbanistik edhe më i rëndësishëm në historinë e komunës së Rahovecit e që e ka marr përsipër me financu Qeveria, por që ata janë tërheq nga obligimi financiar, por ne nuk jemi tërhequr, ne do ta bëjmë vet, me qeverinë ose pa të, ne do ta bëjmë sheshin qendror dhe unë jam i bindur që do ta përfundojmë në mandatin e ardhshëm. Vlera e parashikuar e tij është 3 milionë e 700 mijë euro, por tash nuk e di sa lidhet kontrata, por jam i bindur se ne për katër vjet do ta ndërtojmë vet me ose pa qeverinë”, ka deklaruar i pari i komunës së Rahovecit.

 

Latifi: Nga 400 mijë euro buxhetin për bujqit, e kemi rrit në mbi një milion euro

Kryetari i Komunë së Rahovecit, Smajl Latifi, në një intervistë për FrontOnline, ka treguar se kanë rritur buxhetin për bujqit e kësaj komunë në mbi një milionë euro.

Sipas tij, kjo ka ndodhur menjëherë në vitin e dytë të qeverisjes.

“Kemi mbërri po ashtu me mbajt premtimin ose zotimin publik që bujqësisë do t’i japim prioritet dhe i kemi dhënë, pra qysh në vitin e dytë të qeverisjes nga 404 mijë euro sa kishim ne tash e kemi mbi një milionë euro buxhetin për bujqit, për fermerët dhe këtë buxhet e kemi shpërnda në mekanizëm bujqësor, në serra, në stalla e ferma të vogla”, është shprehur ai.

Ai ka treguar edhe projektet të cilat janë realizuar në mandatin e tij.

“Ne kemi realizuar shumë projekte investive, përfshi projektet në infrastrukturën publike, atë rrugore, të ujërave të zeza, ndërtimin e objekteve të reja infrastrukturore bie fjala ne kemi arritë me ndërtu një objekt të ri të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare “Emergjenca”, është objekt modern me të gjitha kushtet e përshtatshme si për pacientët për qytetarët që kanë nevojë, po ashtu edhe për personelin mjekësor. Kemi arritur që ta përmbyllim me sukses palestrën sportive “Mizair Isma”, ku me siguri më të madhe edhe po shihet që e ka gjallëru, e ka dinamizu jashtëzakonisht shumë jetën sportive në qytet”, ka deklaruar Latifi.

I pari i komunës së Rahovecit ka folur edhe për projektet në fushën e arsimit dhe atë të infrastrukturës.

“Ne po i ndërtojmë tri çerdhe dhe po i përmbyllim me sukses që në shtator do të jenë të gatshme për t’i hapur , pra përveç që është përmbyll çerdhja e fëmijëve “Tulipanët”, në qytet që ka qenë një projekt që e kemi trashëguar e që ka qenë financim i Komisionit Evropian dhe Ministrisë së Arsimit, në tash tri çerdhe të reja në Kurshë të Madhe , Xërxe dhe Ratkoc me buxhet të Komunës së Rahovecit po i ndërtojmë dhe janë çerdhe me standarde, çerdhe bashkëkohore dhe me hapësira të nevojshme dhe të mjaftueshme dhe të duhura për fëmijët që do të vendosen. Jemi në pragë të përurimit të shkollës fillore “Heronjtë e Kosovës”, Hoçë-Brestoc, jemi në prag të përurimit të shkollës së re në Reti, shkolla “Haki Stërmilli”, po ashtu jemi në prag të përurimit të shkollës fillore” Liria “, në Fortesë një shkollë moderne, madje ka edhe sallën e Edukatës Fizike si dhe një shkollë e vogël në Kaznik”, është shprehur ndër të tjera Latifi.

Smajl Latifi: Qeveria “Haradinaj” na ndihmoi me projekte, Kurti nuk po na përkrahë

 

Latifi ka treguar se nga ish-qeverisja e Ramush Haradinajt kanë marrë mbështetje për projekte e grande, pro se një gjë e tillë nuk është duke ndodhur tani me Qeverinë Kurti.

“Të ju them të drejtën pa asnjë keqkuptim nga Qeveria Haradinaj kemi marrë një mbështetje, përkrahje më direkte për çka e falënderoj ish-kryeministrin dhe ministrat e asaj qeverie, sidomos projekte infrastrukturore. Tash për tash ne nuk kemi diçka konkrete, por mos të harrojmë falë kualifikimeve të mira e pozitive që i ka marrë komuna jonë si komuna më transparente në Republikën e Kosovës, si komuna e dytë për grandin e performancës komunale si komunë që ka përfitu edhe grande në mjedis, si komunë që ka apliku edhe nëpër projekte te donatorët e jashtëm por edhe te Qeveria, normalisht ne kemi fitu grande shtesë falë punës, organizimit, koordinimit dhe aplikacioneve të suksesshme të cilat ne i kemi shfrytëzuar maksimalisht”, ka thënë ai.

Ndryshe, Smajl Latifi do të jetë kandidat për kryetar të Komunës së Rahovecit, në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 17 tetor./FrontOnline/

Më Shumë

Plani i zhvillimit dhe Plani i madh

Blerim Shala Borut Pahor, ish-Presidenti i Sllovenisë, para dhjetë ditësh bëri të ditur, përmes një prononcimi në mediat shoqërore, arsyet pse ai nuk ka aplikuar...

50 gra aderojnë në PDK-në e Prizrenit

Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Prizren i janë bashkuar sot 50 gra të profesioneve të ndryshme. Kryetari i degës së këtij subjekti politik, Shaqir...

Lajmet e Fundit