2.6 C
Prizren
E enjte, 26 Dhjetor, 2024

LB: PDK dhe VV nuk dallojnë kur është në pyetje keqpërdorimi i parasë publike

AvniKlinaku-lbNë mbledhjen e fundit të KQZ-së, përfaqësuesi i PDK-së e akuzoi Lëvizjen Vetëvendosje! që së bashku me iniciativën tjetër qytetare, JSL-në e Rada Trajkoviqit, po e shfrytëzojnë në mënyrë të paligjshme Fondin për mbështetjen e subjekteve politike.

Lëvizja për Bashkim, duke qenë edhe e dëmtuar drejtpërdrejt nga këto keqpërdorime, shkeljen e tillë ligjore e ka denoncuar shumë kohë më parë edhe publikisht përmes mediave, edhe juridikisht përmes ankesës në KQZ dhe ngritjes së padisë, përkatësisht kallëzimit penal në institucionet kompetente. Megjithëkëtë, shkelja ka vazhduar, madje, me përkrahjen edhe të vetë përfaqësuesit të PDK-së në KQZ, Betim Gjoshi.

“Ne konsiderojmë se është fakt i pakontestueshëm që ndarja e mjeteve për Lëvizjen Vetëvendosje! dhe JSL-në, të cilat nuk janë regjistruar, por vetëm janë certifikuar si iniciativa qytetare, përbën shkelje të rëndë ligjore. Konsiderojmë se është fakt i pakontestueshëm që shkelës të ligjit në këtë rast janë të gjitha palët që kanë pasur mundësi e nuk e kanë penguar këtë shkelje, duke përfshirë Lëvizjen Vetëvendosje! dhe JSL-në, si përfituese në mënyrë të paligjshme të fondit, si dhe KQZ-në dhe vetë përfaqësuesin e PDK-së, si pjesë e këtij institucioni, të cilët megjithëse kanë qenë të njoftuar me kohë për shkeljen, kanë refuzuar ta trajtojnë atë si të tillë.

Prandaj, sjellja e përfaqësuesit të PDK-së tregon qartë se motivi i denoncimit të këtij rasti nuk është evitimi i shkeljes së ligjit, por përfitimet në aspektin elektoral apo aspekte të tjera subjektive”, thuhet në kumtesën e LB-së.

Gjithashtu, LB konsideron se loja e deritashme e “qengjit të butë” nga Lëvizja Vetëvendosje! ndaj KQZ-së dhe shndërrimi në ujk tani kur pjesën dërrmuese të mjeteve i ka përvetësuar, është edhe një fakt se VV nuk është një organizatë e ndershme, siç përpiqet të paraqitet në opinion, por është një organizatë politike si shumë të tjera të cilat ajo vetë i akuzon, organizatë që për të arritur në pushtet nuk zgjedh mjete.

“Lëvizja për Bashkim e fton KQZ-në që të ndërpresë sa më parë keqpërdorimin e parasë publike dhe të sillet në përputhje me ligjin; e fton Lëvizjen Vetëvendosje! dhe JSL-në që ta ndërpresin praktikën e përfitimit të paligjshëm nga buxheti i Kosovës; dhe i fton institucionet e drejtësisë që të veprojnë me më efikasitet në lidhje me këto shkelje të denoncuara, në mënyrë që të mos vazhdojë të dëmtohet buxheti i shtetit dhe drejtësia në vend”, thuhet në kumtesën e Lëvizjes për Bashkim.

Më Shumë

Suhareka ndalon muzikën me zë të lartë në vendet publike gjatë festave të fundvitit

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj përmes një urdhërese ka ndaluar ndotjen akustike me muzikë, në orët e vona, në vendet publike gjatë...

Parashqevi Simaku me këngë për Krishtlindje

Artistja shqiptare, Parashqevi Simaku së shpejti do të vijë me një këngë. Kështu ka bërë të ditur bznesmeni Elton Ilirjani për Top Story, duke theksuar...

Lajmet e Fundit