LDK i afrohet PDK-së me numrin e deputetëve

Mustafa e Thaci ne KuvendGrupi Parlamentar i LDK-së, i cili pas zgjedhjeve të 8 qershorit, numëronte 30 deputet, 8 muaj pas zgjedhjeve parlamentare, është rritur duke e çuar në 33 numrin e deputetëve në Kuvendin e Kosovës.

E në anën tjetër, Partia Demokratike e Kosovës, e cila doli e para në zgjedhjet e 8 qershorit dhe e cila numëronte 37 deputetë, tani ka zbritur në 35 deputet.

Kësisoj dallimi në mes të PDK-së dhe LDK-së të cilat edhe përbëjnë koalicionin qeverisës është vetëm dy deputetë.

Diferencën mes këtyre dy subjekteve mund ta ngushtoj kalimi i mundshëm i Blerim Shalës në LDK.

Më këto kalime të deputetëve nga një grup në grupin tjetër parlamentar më së shumti është dëmtuar AAK-ja të cilës i janë larguar dy deputetë.

Kësisoj forca e partive opozitare në parlament po shkon duke u tkurrur dhe nga 33 deputetë sa numëronin këto parti në fillim të legjislaturës tani kanë mbetur 31. /Tribuna/

Më Shumë

Aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të diel në autostradën “Ibrahim Rugova”.Sipas pamjeve nga vendi i ngjarjes, aty kanë dalë njësitë policore dhe...

Panairi i 26-të i Librit nis me moton “Libri hap botën”

Të gjithë pasionantët e librit takohen sot në Prishtinë në kryengjarjen e fushës së librit shqip, pasi Panairi i 26-të i Librit “Prishtina 2026”...

Lajmet e Fundit