Nga AKI-ja nuk ka kush t’i raportojë Kryeministrit

AKIPresidentja Atifete Jahjaga dhe kryeministri Isa Mustafa i kanë edhe dhjetë ditë kohë për ta emëruar Inspektorin e Përgjithshëm të AKI-së. Ky vend ka mbetur vakant nga 2 shkurti kur Agron Selimaj ka kaluar në nivelin më të lart hierarkik të shërbimit inteligjent, atë të drejtorit të AKI-së.

Me Ligjin për AKI-në është e definuar që Inspektori i Përgjithshëm të emërohet brenda njëzet ditësh pune nga dita kur pozita mbetet e lirë.

Emërimi i inspektorit të përgjithshëm parashihet të bëhet mbi baza të integritetit, përputhjes ndaj standardeve të sigurisë së AKI-së, dhe përvojës në lëmi të sigurisë apo administrimit qeveritar në Kosovë.

Ndryshe nga drejtori dhe zv.drejtori i AKI-së, inspektori i raporton drejtpërdrejt kryeministrit, ndërsa në çdo gjashtë muaj është i obliguar t’i raportoj organit mbikëqyrës parlamentar me kërkesë specifike me shkrim.

Inspektori i përgjithshëm shërben për një mandat katërvjeçar, që mund të përtërihet edhe për një mandat katërvjeçar.

Emërimet në AKI janë imponuar pas 16 janarit kur ish- shefi i AKI-së Bashkim Smakaj, dha dorëheqje dhe të njëjtën ia miratuan presidentja dhe kryeministri. /Tribuna/

Më Shumë

Përkujtohet në Prizren aktori i madh Bekim Fehmiu

Më 15 qershor 2010 u nda nga jeta Bekim Fehmiu, aktori i madh shqiptar dhe një nga figurat më të shquara të kinematografisë shqiptare...

Para duelit me Shqipërinë, Kosova mat forcat me Arabinë Saudite

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll do të zhvillojë dy ndeshje miqësore ndaj Arabisë Saudite, në kuadër të përgatitjeve për parakualifikimet e FIBA EuroBasket 2029. Dardanët...

Lajmet e Fundit