9.4 C
Prizren
E enjte, 12 Shkurt, 2026

LDK akuzon Thaçin se e nisi fushatën para kohe

LDK-logo5-23Lidhja Demokratike e Kosovës akuzon kryeministrin në largim, Hashim Thaçi, për nisjen e fushatës parazgjedhore, para afateve të përcaktuara me ligj, duke vlerësuar se kjo është shkelje e rëndë e rregullave demokratike.
LDK-ja gjithashtu e ka akuzuar kryeministrin për keqpërdorim të fondeve publike për qëllime partiake dhe promovime grupore e personale.

“Publikimi i panove ditën e shtunë me imazhe elektorale, janë shkelje e rëndë e rregullave demokratike dhe keqpërdorim i parave të taksapaguesve kosovarë”, thuhet në reagimin e LDK-së.

LDK i bën thirrje Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe institucioneve tjera relevante që merren me organizimin e zgjedhjeve që të parandalojnë veprime të tille, të cilat cenojnë një proces zgjedhor i cili pasqyron vullnetin e qytetarëve të Kosovës.

LDK-ja i fton organizatat ndërkombëtare për monitorimin e zgjedhjeve si dhe përfaqësitë diplomatike në Kosovës, që krahas monitorimit të procesit zgjedhor të monitorojnë edhe veprimet e subjekteve politike për respektimin e rregullave dhe afateve zgjedhore.

LDK-ja i fton subjektet politike si dhe gjithë qytetarët që të respektojnë procedurat dhe afatet ligjore për zgjedhjet nacionale, në mënyrë që vullneti i qytetarëve për ndryshim të mos cenohet në asnjë mënyrë.

Më Shumë

P.C Prizreni në gjysmëfinale

Proton Cable Prizreni është skuadra e parë gjysmëfinaliste e Final 8 Kupës së Ligës së Parë te Meshkujt. Prizrenasit fituan bindshëm ndaj Gjakovës 108:48, në...

Suhareka prezanton pesë përforcime të reja

FC Suhareka ka nisur me intensitet përgatitjet për sezonin e ri, duke zyrtarizuar afrimin e pesë futbollistëve që pritet të jenë pjesë e rëndësishme...

Lajmet e Fundit