LDK-ja mashtron me rugovizmin

Subjekti i presidentit historik, pa identitet të vetin. Partia, indiferente ndaj dyshimeve për vdekjen e Rugovës

Pavarësisht fushatës që bëjnë publikisht zyrtarët e lartë të LDK-së, duke u krenuar dhe duke u lavdëruar se subjekti i tyre politik ruan dhe kultivon me besnikëri vlerat e trasuara nga presidenti historik Ibrahim Rugova, asnjëherë deri më tash, asnjë nga figurat e kësaj partie dhe aq më pak kryesia e partisë, nuk kanë marrë kurajë që të ballafaqohen me disa përfolje të shpeshta të individëve të caktuar, rreth dyshimeve që ngrihen për vdekjen e themeluesit të LDK-së nga pasojat e helmimit.

Zyrtarët e LDK-së sikur mbyllin veshët karshi deklarimeve të tilla dhe nuk kërkojnë asnjëherë një obduksion të plotë dhe një hetim që do ta zbardhte të vërtetën e përfolur aq shumë për helmim, shkruan Kosova Sot.

Gazeta ka provuar të marrë një qëndrim të zyrtarëve të LDK-së rreth kësaj çështjeje, por ata nuk kanë pranuar fare që të deklarohen rreth ngritjes së një teme të tillë.

Mirëpo, analistët politikë, këtë heshtje të LDK-së e cilësojnë si një heqje dorë nga fryma rugoviste dhe përdorim të emrit të presidentit Rugova vetëm sa për konsum sezonal elektoral./Kosova Sot/

Më Shumë

Malisheva pa asnjë rast të EHKK-së, situata vlerësohet nën kontroll

Shtabi Komunal për Menaxhimin e Situatës me Ethet Hemorragjike Krime-Kongo (EHKK) ka vlerësuar se gjendja në Komunën e Malishevës mbetet e qetë dhe nën...

Mjeku për sulmin me thikë ndaj 27-vjeçarit në Prizren: Nuk mundëm ta shpëtonim, kishte lëndime në gjoks

Një 27 vjeçar e ka humbur jetën sot si pasojë e plagëve të marra nga një mjet i mprehtë pas përleshjes që ka ndodhur...

Lajmet e Fundit