9.7 C
Prizren
E premte, 19 Dhjetor, 2025

LDK-ja në Dragash akuzon pushtetin për punësime politike

LDK-logo5-23Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK) në Dragash, ka kritikuar pushtetin lokal, për mënyrën e pranimit të kandidatëve në tri konkurse publike.

“Ne si LDK, Dega në Dragash evidentuam shumë parregullsi në rrjedhat e pranimit të kandidatëve për tri konkurse të publikuara kohëve të fundit “, thuhet në reagimin e LDK-së në Dragash.

Komuna e Dragashit pat hapur muajin e kaluar, konkurs për vendin e punës; zyrtar zotues, inspektor komunal dhe inspektor të tregut.
“Në të tri vendet e punës janë bërë përzgjedhje politike dhe pa kritere profesionale” .

“Këtë konstatim e nxjerrin sepse në të tri rastet refuzohet kandidati Zeni Krasniqi, ekonomist I diplomuar, punëtor shumëvjeçar në shkollën e mesme “Ruzhdi Berisha” në Dragash dhe ish drejtor I Emergjencës në KK Dragash. Kundrejt tij pranohen kandidatë me më pak përvojë pune, ose pa përvojë, me kualifikim Baçelor në universitete private. Ky refuzim I kandidatit Zeni Krasniqi është kulmi I hipokrizisë dhe I diskriminimit iracional që bëhet ndaj kuadrove të dëshmuara dhe ndaj njerëzve që nuk i përkasin partisë në pushtet(PDK-së)”.

“ Absurditeti kulmon sepse Zeni Krasniqi këtë vit shkollor rezulton pa vend pune në Shkollën e Mesme në Dragash, vetëm e vetëm pse është aktivist i LDK-ës .Me këto përzgjedhje politike njerëzve po shihet se shumë afër u duket mërgimi sepse diskriminimi po vepron legalisht dhe kjo po shndërrohet në persekutim e përndjekje”.

“Bëjmë apel tek institucionet e reja të posakrijuara që të ndalet fushata e këtillë diktatoriale e pushtetit lokal në Dragash, sepse këto raste janë vetëm raste më të freskëta kur dihet se pushteti lokal këtë praktikë diskriminuese kundrejt LDK-së e ka bërë rutinë”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Bashkimi mposht Trepçën në Mitrovicë

Bashkimi triumfon ndaj Trepçës në ndeshjen e xhiros së dhjetë të Superligës së Femrave, me rezultat 48:70 (15:20, 9:21, 12:19, 12:10), raporton PrizrenPress. Bashkimi shënon...

Therje me thikë në Prizren, arrestohet i dyshuari për tentim vrasje

Një burrë kosovar ka kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin e Prizrenit, pasi dyshohet se është therur me thikë nga një burrë tjetër. Rasti ka ndodhur...

Lajmet e Fundit