7.4 C
Prizren
E shtunë, 25 Prill, 2026

LDK-ja, në një thes me PDK-në e kriminalizuar

Monopolet dhe paligjshmëritë nuk po arrin t’i ndalë askush, as Qeveria e dy partive të mëdha. Sipas analistëve, LDK-ja është e interesuar të marrë hisen e vet të kulaçit të pushtetit, e jo ta luftojë të keqen

Ndonëse janë bërë 6 muaj që po e drejtojnë Qeverinë e Kosovës në koalicion me PDK-në, krerët e LDK-së dhe kryeministri Isa Mustafa nuk e kanë bërë madje as hapin më të vogël për shkapjen e shtetit për të ndërprerë kontrabandën dhe evazionin fiskal që dita-ditës po e shkatërron ekonominë e vendit.

Analistë të ekonomisë, përfaqësues të shoqërisë civile dhe deputetë të Kuvendit të Kosovës, ankohen se koalicionit po i mungon vullneti që të goditet kontrabanda dhe paligjshmëritë në vend, pasi po përfitojnë nga kjo gjendje kaotike.

Përfaqësuesi i shoqërisë civile, Fidan Kalaja, nga lëvizja “FOL”, tha për “Kosova Sot” se luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit janë peng dhe varen nga vullneti politik në vend.

“Përpjekjet për ndërprerjen dhe pastaj luftimin e këtyre dukurive do të duhej të ishin barrë dhe përgjegjësi për institucionet e drejtësisë e jo të partive politike”, tha ai./Kosova Sot/

Më Shumë

Nafta 1.65 € e benzina 1.39 €, publikohen çmimet e derivateve për sot

Sot në Kosovë, nafta do të shitet me 1.65 euro për litër, që është 3 centë më lirë se dje, ndërsa benzina me 1.39...

Bashkimi në ‘match point’ për titull, pret Pejën 03 në finalen e gjashtë

Bashkimi ndodhet vetëm një fitore larg shpalljes kampion në Superligën e Kosovës për femra, teksa pret Pejën 03 në ndeshjen e gjashtë të serisë...

Lajmet e Fundit