15.9 C
Prizren
E enjte, 26 Mars, 2026

LDK-ja në Zhur, ”kopjon” konstatimin e Vetëvendosjes

Kuvendari i VV-së, Arbër Rexhaj është i bindur se PDK-ja në Prizren e ka keqpërdorë pushtetin, fal LDK-së. Sipas tij,ky konstatim tashmë po pranohet edhe nga vetë strukturat e LDK-së.

“Atë që e kemi thënë që moti ne, tash vetë strukturat e LDK-së, po e thonë të njëjtën”, thotë Rexhaj.

Dega e LDK-së në Zhur ka kritikuar sot atë të Prizrenit, për mosangazhim kundër keqpërdorimeve të pushtetit të PDK-së.

“Grupi i këshilltarëve dhe komisionet përkatëse pranë LDK-së në Prizren, duhet të jenë shumë aktiv në luftimin e dukurive negative që po ndodhin në pushtetin komunal të Prizrenit, të kapur nga një grup i caktuar në strukturat komunale, për të cilin pritet që së shpejti të jep verdiktin përfundimtar Gjykata e Apelit”, thuhet në reagimin e LDK-së Dega në Zhur.

Ndërkaq, kuvendari Rexhaj shprehet se këtë që po e thotë LDK-ja në Zhur, vazhdimisht e ka thënë edhe VV-ja.

“Mua po me vije keq, që në Prizren falë LDK-së, kjo PDK, e cila si strukture organizative, edhe si pushtet ka keqpërdorur qytetarin dhe Prizrenin si tërësi. Taksat tona janë abuzuar dhe kanë shkuar në asfalt, në tenderë dhe përfitime personale”.

“Koketimet e LDK-së me të PDK-së kane filet shumë herët”.

“Në seancën e fundit, kur ua përmenda këta asamblistë të LDK-se dhe atyre të LDK-së së pushtetit, reaguan të gjithë njezeri”.

“Për hir qe në Prizren, të ketë njëlloj bashkëpunimi opozitar, megjithatë është mirë që ata që ndiejnë veten opozitar, të vazhdojnë punën që njëherë e përgjithmonë PDK-ja të largohet nga pushteti”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Vdekjet në vendin e punës, ndërtimtaria mbetet sektori më i rrezikshëm

Nëntëmbëdhjetë punëtorë kanë vdekur në vendin e punës gjatë vitit të kaluar, 11 prej të cilëve në sektorin e ndërtimtarisë, ndërsa gjatë tetë viteve...

Bashkimi triumfon në kryeqytet

Bashkimi ka shënuar një fitore shumë të rëndësishme në kryeqytet, duke mposhtur Sigal Prishtina me rezultat 77:87, raporton PrizrenPress. Prizrenasit zhvilluan një ndeshje të mirë...

Lajmet e Fundit