5.5 C
Prizren
E shtunë, 28 Mars, 2026

LDK në Malishevë: Kilaj është kapluar nga frika ende pa filluar gara zgjedhore

LDK-logo5-23Lidhja Demokratike e Kosovës në Malishevë, ka dematnuar deklaratën e kryetarit dhe kandidatit të PDK-së për këtë qytet, Isni Kilaj se të rinjtë e LDK-së kanë kaluar në PDK. “Kryetarin në ikje e ka kapluar frika nga humbja që që do të peson në zgjedhjet e 3 nëntorit”, thuhet në komunikatë të LDK-së në Malishevë.

Sipas këtij subjekti politik, Isni Kilaj ka filluar të mainifestojë frikën e humbjes ende pa filluar gara zgjedhore. “Dega e LDK-së në Malishevë ju bënë me dije të gjithë qytetarëve të Malishevës dhe medieve të cilat kanë publikuar këtë informatë se nuk është asgjë tjetër , përveç një propagandë e ulët e kryetarit në ikje Kilaj dhe të vartësve të tij, të cilët e kane kuptuar tashmë se fitorja e LDK-së në
Malishevë do të jetë e sigurt dhe e thellë/PrizrenPress.com/

 

Më Shumë

Vdekjet në vendin e punës, ndërtimtaria mbetet sektori më i rrezikshëm

Nëntëmbëdhjetë punëtorë kanë vdekur në vendin e punës gjatë vitit të kaluar, 11 prej të cilëve në sektorin e ndërtimtarisë, ndërsa gjatë tetë viteve...

Opoja i jep lamtumirën e fundit luftëtarit të Koshares, Afrim Sinani

Në prani të familjarëve, bashkëluftëtarëve, përfaqësuesve institucionalë e fetarë dhe shumë qytetarëve, sot në fshatin Zapllugje të Opojës, në komunën e Dragashit, iu dha...

Lajmet e Fundit