LDK: Ramadan Muja ka humbër në kohë dhe hapësirë

LDK-logo5-23Edhe LDK-ja ka reaguar rreth kërcënimit që kryetari Ramadan Muja ia ka bërë asambleistit të BD-së, Osman Hajdarit.

“Lidhja Demokratike e Kosovës, përmes grupit të asambleistëve , sot ka bërë të qartë qëndrimin politik,që lidhet me vazhdimin e seancës se jashtëzakonshme për të debatua lidhur me situatën e re politike, që ka ardhur si rezultat që Ramada Muja është dënuar është shpallë fajtor me vendim të gjykatës”, thuhet në komunikat të LDK në Prizren.

“E gjithë seanca e sotme e Kuvendit Komunal ka qene skandaloze. Kryesuesi i KK i Prizrenit, në mënyrë shumë jo profesionale dhe me tendencë ndërhynte në çdo fjale të mbajtur nga asambleistat e opozitës. Kjo sjellje e kryesuesit të KK te Prizrenit, për ne përbën shkelje ligjore dhe pengim i fjalës së lire”.

“Skandali me i madhe ishte reagimi pa kurrfarë sensi i të dënuarit Muja ,edhe kërcënues ndaj shefit të BD-së në KK të Prizrenit. Ky reagim fakton edhe një herë se ky kryetar i Komunës sonë ka humbur në kohë dhe hapësirë dhe qytetaret e Prizrenit nuk meritojnë një kryetar të tillë”.

“Edhe një herë përsërisim kërkesën tonë që i dënuari Muja të jap dorëheqje , ne mënyrë që qeverisja lokale ne Prizren të i kthehet normalitetit”.

Më Shumë

Prizreni pritet t’i ketë tetë deputetë në Kuvendin e Kosovës

Prizreni në legjislaturën e re të Kuvendit, pritet të përfaqësohet me gjithsej tetë deputetë, prej të cilëve tre do të jenë nga komuniteti shumicë,...

Gjendet pa shenja jete një person në Krushë të Madhe të Rahovecit

Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në fshatin Krushë e Madhe të Rahovecit. Sipas burimeve të Sinjalit, rasti është raportuar...

Lajmet e Fundit