18 C
Prizren
E enjte, 7 Maj, 2026

Luan Jaha: Jam plot përbrenda, kam nevojë të luaj

LuanJaha-aktorAktori i njohur kosovar, Luan Jaha, është mysafiri i radhës i emisionit “Talk”, në KTV.

Aktori ka treguar në këtë emision se janë bërë katër vjet që nuk ka luajtur në teatër. Kjo pauzë, sipas tij, pak ka qenë e planifikuar, por edhe në anën tjetër nuk ka marrë ndonjë tekst, që e ka tërhequr për ta pranuar. Ai nuk ka mohuar faktin se po i mungon teatri, andaj është në pritje të një rasti të mirë për t’u rikthyer.

“Jam plot përbrenda, sepse nuk kam punuar në teatër tash e katër vjet. Dhe, kjo është shumë për një aktor të moshës sime. Unë kam nevojë të luaj”, ka deklaruar Jaha, citon Koha.net.

Por, angazhimet e tij në film nuk mungojnë. Ai është pjesë e filmit “Tri dritare e një varje”, të regjisorit të mirënjohur Isa Qosja, me të cilin ka bashkëpunuar edhe më herët.

Rrëfimin e gjatë privat e profesional të aktorit Luan Jaha, do të mund ta ndiqni të shtunën nga ora 18:15.

Më Shumë

Rrahje mes dy personave në Rahovec, njëri dërgohet në mbajtje

Dy persona pas një mosmarrëveshje verbale janë përleshur fizikisht në Rahovec. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 13:50. Tutje...

Drini i Bardhë sfidon liderin në Mitrovicë

Drini i Bardhë do të përballet në transfertë me liderin e Ligës së Dytë, Mitrovicën, në kuadër të javës së 29, raporton PrizrenPress. Mitrovica kryeson...

Lajmet e Fundit