LDK thotë se Skender Hyseni nuk është propozuar si kandidat për kryeministër

Në disa media mëngjesin e sotëm u raportua se Lidhja Demokratike e Kosovës do ta dërgoj të presidenti Hashim Thaçi, emrin e Skender Hysenit si mandatar për formimin e Qeverisë.

Por këtë lajm e mohoi shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi.

Gashi për Telegrafin tha se këto lajme nuk janë të vërteta.

“Nuk janë të vërteta këto, nuk kemi pasur diskutim”, tha shkurtimisht ai.

Ndryshe, LDK para disa ditësh ka thënë se ekziston vullneti që nëse u jepet mandati ta formojnë Qeverinë në një koalicion të mundshëm me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, Nismën Socialdemokrate, Aleancën Kosova e Re dhe minoritetet joshumicë në Kuvend./Telegrafi/

Më Shumë

Useini vazhdon me Lirinë edhe për sezonin e ri

FC Liria ka konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit me Meti Useinin edhe për sezonin e ri, duke ruajtur në skuadër një nga lojtarët me më...

Përfundon instalimi i pajisjeve 35 kV në nënstacionin “Prizreni 1”

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka përfunduar instalimin e kabllove dhe kthinave të reja 35 kV në nënstacionin 110/35/10 kV...

Lajmet e Fundit