19.3 C
Prizren
E enjte, 25 Shtator, 2025

Legalizojeni kopjimin!

Nga: Adrian Collaku

Derisa të gjithë janë “çu peshë” e i madh e i vogël po shkruajnë për vdekjen e legjendës së boksit, unë po i shkruaj nja dy rreshta për “legjendat” tona të kopjimit.

Sot ishte testi i maturës dhe u pa se si degradoi ky proces, duke u nxjerrë testet edhe nëpër rrjetet sociale. E pamë se nga Ministria e Arsimit u vlerësua si shumë i suksesshëm ky proces.

Mirëpo ka qenë e pritshme që do të ndodhë kështu, sepse askush në këtë vend nuk është i interesuar për vlera, e aq më pak këta të politikës, që janë aty falë gënjeshtrave e mashtrimeve dhe vlerave jodemokratike.

Pres që edhe ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, Kryeministri Isa Mustafa, dhe përgjegjësi kryesor për degradimin e vendit, presidenti Hashim Thaçi, të dalin me nga një deklaratë për këtë “sukses” të madh të Testit të Maturës.

Ndonëse kjo nuk është hera e parë që në Testin e Maturës na ndodhin gjëra të tilla: kopjime masive, rrjedhje e testeve edhe nëpër rrjetet sociale, e si pasojë edhe kalueshmëria e atyre që s’dinë shkrim e lexim, institucionet vazhdojnë të heshtin dhe të vetëkënaqen.

Drejtuesit e institucioneve kanë edhe një arsye të fortë që të mos mërziten për këtë fenomen shqetësues dhe për nxjerrjen e analfabetëve me diploma, sepse shumica prej tyre fëmijët i dërgojnë në shkolla dhe universitete me renome, e që qytetarëve të zakonshëm nuk ua mban xhepi.

Edhe ky test që u mbajt sot, tregoi se po vazhdojmë me improvizime, si në dije, si në qeverisje, si në jetën e përditshme.

Thjesht, shoqëri improvizuese!

Prandaj, mos të presim vlera të mirëfillta në këtë vend.

Bile, i kisha propozuar ministrit të Arsimit e Kryeministrit, që me një udhëzim administrativ, me e kalu testin e maturës, të gjithë ata që dinë t’i përdorin rrjetet sociale.

Sepse, një pjesë e madhe që do ta kalojnë testin, do ta bëjnë falë përdorimit të rrjeteve sociale.

Prandaj, zgjidhja më e mirë është “legalizimi i kopjimit”!

Më Shumë

12 vrasje brenda 8 muajve në Kosovë

Nuk janë pak rastet e vrasjeve me të cilat po përballet Kosova. Vetëm gjatë periudhës janar-gusht në Kosovë kanë ndodhur 12 vrasje. Ndërsa një...

Artan Abrashi viziton fermën “Zogu” në Tupec, premton mbështetje për sektorin prodhues dhe shpezëtarinë

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës së Prizrenit, Artan Abrashi, ka vazhduar sot fushatën zgjedhore me një vizitë në fermën e pulave...

Lajmet e Fundit