11.5 C
Prizren
E shtunë, 18 Tetor, 2025

Legjenda e Kiss, Ace Frehley ndërron jetë në moshën 74-vjeçare

Kitaristi legjendar Ace Frehley, bashkëthemelues i grupit të famshëm Kiss, ka ndërruar jetë në moshën 74-vjeçare.

Familja e tij njoftoi se ai vdiq në një spital në New Jersey, pas plagëve të marra nga një lëndim.

I lindur në New York më 1951, Frehley bashkëthemeloi Kiss në vitin 1973 së bashku me Paul StanleyGene Simmons dhe Peter Criss.

Ai u bë i njohur si “Spaceman” për imazhin e tij në skenë dhe performancat me energji të jashtëzakonshme.

Stili i tij unik dhe kitarat e personalizuara që lëshonin tym gjatë solo-ve e bënë një prej figurave më të dashura të rock-ut botëror.

Në vitin 1978, kur të gjithë anëtarët e grupit publikuan albume solo, ai i Frehley-t rezultoi më i suksesshmi, me këngën New York Groove që u bë hit ndërkombëtar.

Pas largimit nga grupi në vitin 1982 për shkak të mosmarrëveshjeve dhe problemeve me substanca, ai nisi një karrierë solo dhe më vonë u ribashkua me Kiss në vitin 1996 për një turne të madh botëror.

Kiss ishte veçanërisht popullor në mesin e viteve 1970, duke shitur miliona albume  dhe duke licencuar pamjen e tij ikonike. “Beth” ishte hiti I tij më i madh komercial në SHBA, duke arritur kulmin në vendin e 7-të në Billboard Top 100.

Pas lajmit për vdekjen e tij, shumë muzikantë të njohur, përfshirë Mike McCready nga Pearl Jam dhe Bret Michaels nga Poison, i bënë homazhe, duke e përshkruar si një frymëzim për gjenerata të tëra.

Ace Frehley la pas gruan e tij, Jeanette, dhe vajzën Monique, si dhe një trashëgimi që do të vazhdojë të ndriçojë botën e rock-ut.

Më Shumë

Protesta kundër Gjykatës Speciale në Tiranë: Rruga e Kombit pa pagesë

Qeveria në Shqipëri ka vendosur ta bëjë rrugën e Kombi pa pagesë për dy ditë. Kjo për shkak të protestës në Tiranë kundër Gjykatës Speciale. Rruga...

Osmani e mandaton Kurtin për formimin e Qeverisë: Brenda 15 dite duhet t’i paraqesë Kuvendit përbërjen e Qeverisë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, sot e ka mandatuar kryetarin e VV-së, Albin Kurti për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës. Në...

Voton Shaqir Totaj

Lajmet e Fundit