Leonardo: Mbappe nuk do të largohet nga PSG-ja

Drejtori sportiv i Paris St-Germainit, Leonardo, nuk pret që Kylian Mbappe të largohet në fund të sezonit dhe është i bindur se sulmuesi francez do të nënshkruajë një kontratë të re.

“Nuk mendoj se dikush këtu e sheh të ardhmen pa të. Nuk besoj se Kylian do të largohet në fund të sezonit. Marrëdhënia e tij me PSG-në është e thellë. Reali? Ne ishim të qartë në lidhje me ofertën që bëri. Nuk ishte e mjaftueshme nga pikëpamja jonë. Fakti që ai po qëndron, ishte e vetmja gjë që mund të ndodhte. Nuk kemi menduar asnjëherë për largimin e Mbappes”, ka deklaruar Leonardo.

Më Shumë

Kampionati i ri nis më 15 gusht

Federata e Futbollit e Kosovës njofton se garat në Superligë dhe në Ligën e Parë për edicionin garues 2026/27 do të fillojnë më 15...

Vazhdon aksioni kundër vjedhjes së ujit: Shkyçen 10 lidhje ilegale në Prizren

Kompania Rajonale e Ujësjellësit  “Hidroregjioni Jugor” ka vazhduar aksionin kundër lidhjeve të paautorizuara në rrjetin e ujësjellësit, duke identifikuar dhe shkyçur 10 lidhje ilegale...

Lajmet e Fundit