17.1 C
Prizren
E mërkurë, 29 Tetor, 2025

Letërsia turke humbi shumë, me vdekjen e Sami Frashërit

“Journal des débats politiques et littéraires” ka botuar, të dielën e 26 qershorit 1904, në faqen n°2, një shkrim në lidhje me vdekjen e Sami bej Frashërit, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

Turqi

Letërsia turke sapo ka pësuar një humbje shumë të madhe në personin e Shemsedin Sami Beut, publicistit dhe leksikografit të shquar, i cili vdiq këto ditë në Kostandinopojë, në moshën pesëdhjetë e katër vjeçare.

Me origjinë shqiptare, Sami Beu kishte marrë një arsim shumë të mirë, të cilin e kishte plotësuar me studime të forta personale. Përveç gjuhës amtare dhe turqishtes, ai e dinte mirë arabishten, persishten, greqishten e lashtë dhe modernen, si dhe më vonë frëngjishten dhe italishten.

Fillimet e tij në karrierën e letërsisë nisën rreth tridhjetë vite më parë. Ai ka botuar një numër të madh veprash dhe bashkëpunoi në disa gazeta dhe revista periodike në Kostandinopojë. Shkrimet e tij të të gjitha zhanreve, të një stili të qartë dhe të fuqishëm, tregojnë një mëndje të zgjuar, delikate dhe cilësore shumë e rrallë në Orient (Lindje) me vullnetin për të edukuar lexuesit.

Ndër veprat e tij të shumta, mund të përmendim veçanërisht fjalorin e tij frëngjisht-turqisht dhe turqisht-frëngjisht, një model në zhanrin e tij; “Kam’usul – Aalam”, enciklopedinë historike dhe gjeografike në gjashtë vëllime të mëdha; dhe, veçanërisht “Kam’usul – Turki”, fjalorin më të plotë turk deri tani në këtë gjuhë.

Me një natyrë të thjeshtë dhe jo shumë komunikues, Sami Beu jetonte i tërhequr në vilën e tij në Erenkeuy, në bregdetin aziatik të detit Marmara, afër Kostandinopojës, midis librave dhe fëmijëve të tij, të cilët i donte gjithashtu.” — A. LEVAL

Më Shumë

Zbulohen 50 mijë euro të padeklaruara në Vërmicë

Zyrtarët doganorë në Vërmicë kanë zbuluar 50 mijë euro të padeklaruara gjatë një kontrolli të detajuar të një automjeti që po hynte në territorin...

Mbi 2300 gjoba për 24-orë, policia njofton për mbi 50 aksidente trafiku, arrestohen 31 persona

Policia e Kosovës përmes raportit të saj 24-orësh ka njoftuar se gjatë kësaj kohe në vend janë shqiptuar mbi 2 mijë e 300 gjoba...

Lajmet e Fundit