16.8 C
Prizren
E martë, 13 Maj, 2025

Lëvizjet e deputetëve po bëhen për karrierë individuale

Kuvendi i Kosoves 7Kalimi i deputetëve nga një subjekt politik në një subjekt tjetër ndikon në punën e Kuvendit të Kosovës, ndërsa mbajtja e posteve në disa komisione parlamentare i bën ata joproduktiv, vlerëson monitoruesi i punës së Kuvendit nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), Driton Selmanaj.

Ai duke iu referuar largimit të dy deputetëve, Blerim Shala dhe Melihate Tërmkolli nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka thënë për gazetën Epoka e re se lëvizjes e deputetëve po bëhen për interesa personale të tyre.

“Një deputet nuk mund të jetë shumë produktiv nëse është anëtar i dy apo më shumë komisioneve parlamentare. Këto lëvizje në ditët e para të punës së Kuvendit nuk shihen me sy të mirë dhe nuk duken si pozitive, megjithatë është vendim personal i deputetëve. Në aspektin e grupit parlamentar kjo paraqet vështirësi sepse një deputet është vështirë të jetë shumë produktiv në një komision parlamentar e leje më të jetë anëtar i dy apo tri komisioneve. Kjo do të thotë se janë joproduktivë në kryerjen e misionit të deputetit”, ka thënë Selmanaj.

Sipas e tij, lëvizjet e tilla, menjëherë pas fillimit të legjislaturës së re, po bëhen për kalkulime krejtësisht personale, për karrierë politike individuale.

“Pas një kohe të caktuar dikush nga deputetët edhe mund të mos pajtohet me qasjen e grupit të vet parlamentar, por jo qysh në fillim të legjislaturës. Këta deputetë e kanë shfrytëzuar petkun e subjektit politik vetëm sa për të marrë vota, më pas e kanë tradhtuar atë”, është shprehur ai.

Sipas Selmanajt, rastet e tilla dëshmojnë mungesën e integritetit të deputetëve, pasi që siç ka thënë ai, fillimisht po keqpërdoret subjekti politik, pastaj po tradhtohet, sepse për një muaj apo dy nuk mund të ndryshojë subjekti politik.

“Nëse ata deputetë nuk u kanë besuar vlerave të AAK-së apo partive të tjera, pse kanë qëndruar aty deri tash? Por, krejt kjo është çështje e interesit personal. Po ashtu, kjo dëshmon mungesën e integritetit të vet deputetit”, ka vlerësuar ai.

Më Shumë

Kanoset një zyrtar policior në Malishevë

Drejtoria Rjonale e Policisë në Gjakovë, në raportin e tyre 24 orësh ka bëtë të ditur se gjatë lësaj periudhe kohore, në stacionin policor...

Krimi në Prizren: Babai dyshohet se sulmoi me thikë vajzat në gjumë, i tha gruas “duhet të vdesim të gjithë”

Prizreni dhe i gjithë vendi u trondit mëngjesin e së martës, me vrasjen e rëndë të 15-vjeçares, shtetase turke. Krimin po dyshohet se e...

Lajmet e Fundit