Gjykata Speciale mbi Shtetin e Kosovës

Gjykata-peshorjaGjykata Speciale vetëm formalisht do të jetë e Kosovës. Ajo do të funksionojë paralelisht sistemit vendës të drejtësisë dhe e gjitha do të jetë e karakterit ndërkombëtar, shkruan sot Koha Ditore.

Nuk do të punojë në bazë të Ligjit për Gjykata. Do të mbështetet në një ligj të veçantë – atë për dhomat e specializuara dhe prokurorinë e specializuar, një kopje të të cilit e ka siguruar “Koha Ditore” të enjten. Pikërisht ky ligj dhe amendamentet kushtetuese që është paraparë të miratohen para tij, e strukturojnë Specialen si mekanizëm më vete.

Kësisoj dhomat e specializuara do të kenë selinë edhe në Kosovë e edhe në një shtet tjetër, ndërsa Prokuroria e Specializuar do të ndodhet vetëm jashtë. Gjyqtarët e prokurorët do të jenë ndërkombëtarë dhe do të zgjidhen nga ndërkombëtarët. Për aspektet që ato trajtojnë dhe bëhen lëndë në Gjykatën Kushtetuese do të vendosin vetëm tre gjyqtarët ndërkombëtarë.

Për llogari të këtyre institucioneve do të zgjidhet një ombudsperson ndërkombëtar. Edhe paraburgimi dhe vuajtja e dënimit do të bëhen jashtë Kosovës, sikur që edhe e gjithë arkiva që nuk do të ruhet në Kosovë. Specialja do të sillet si minishtet – ajo do të ketë kompetencën edhe të lidhë marrëveshje me status ndërkombëtar.

Më Shumë

Liria e Prizrenit mbetet pa tre aksionarë

Liria e Prizrenit  tashmë do t’i bëjë llogaritë pa tre aksionarët nga Prizreni: Valon Osmani, Xhoshkun Dragoj dhe Dardan Kodra. Burime të AL News mësojnë...

Rreth 23 mijë nxënës testohen më 26 qershor në Testin e Arritshmërisë

Rreth 23 mijë nxënës, do t’i nënshtrohen Testit të Arritshmërisë që mbahet më 26 qershor. Edhe këtë vit ky test do të organizohet vetëm...

Lajmet e Fundit