13.2 C
Prizren
E martë, 21 Tetor, 2025

Liga Unike e Femrave/ Bashkimi pret Prishtinën

Në mesjavë do të zhvillohet xhiroja e dytë në Ligën Unike të Femrave. Në xhiron e parë fitore shënuan skuadrat nga Shqipëria në tri përballjet ndaj atyre të Kosovës.

Takimi i parë zhvillohet ndërmjet Bashkimit dhe Prishtinës, që pritet të jetë shumë interesant, për faktin se të dyja skuadrat kanë ambicie të mëdha në këtë edicion.

Vashat prizrenase nuk kanë pësuar asnjë humbje në Superligën e Femrave në Kosovë, kurse ato prishtinase janë kampione të Ligës Unike dhe synojnë mbrojtjen e titullit. Në këtë edicion janë përballur një herë, në Superligën e Femrave, ku fituan prizrenaset 75:65.

Përballja e dytë zhvillohet në mes të Flamurtarit dhe Penzës në Vlorë. Skuadra vlonjate e ka nisur me fitore dhe, gjithashtu, e fitoi edhe Superkupën Mbarëkombëtare, trofe që një edicion më herët e kishte fituar skuadra pejane. Sfida në mes të kampiones së Shqipërisë dhe Kosovës pritet të jetë shumë interesante.

Ndeshja e fundit zhvillohet ndërmjet skuadrave tiranase Partizanit dhe Tiranës, që e nisën edicionin e ri me fitore dhe shpresojnë ta vazhdojnë serinë pozitive.

Më Shumë

Legjenda e Kiss, Ace Frehley ndërron jetë në moshën 74-vjeçare

Kitaristi legjendar Ace Frehley, bashkëthemelues i grupit të famshëm Kiss, ka ndërruar jetë në moshën 74-vjeçare. Familja e tij njoftoi se ai vdiq në një spital në New Jersey, pas...

Rahovec: LDK prin me votat e diasporës

Në komunën e Rahovecit janë numëruar 100% e votave të mërgatës. Sipas rezultateve të publikuara nga KQZ, kandidati më i votuar nga diaspora është Burim...

Lajmet e Fundit