0.3 C
Prizren
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Ligji për Amnistinë dërgohet në Gjykatën Kushtetuese

Albulena Haxhiu VVDeputetë të Grupit parlamentar të Vetëvendosje!-s, ata të Lëvizjes për Bashkim dhe deputeti Emin Gërbeshi, dorëzuan sot kërkesën lidhur me Vlerësimin e Kushtetutshmërisë së Ligjit për Amnistinë në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës.

Deputetja e VV-së, Albulena Haxhiu, se po i përdorin të gjitha mjetet ligjore, juridike dhe institucionale në këtë rast edhe Gjykatën Kushtetuese për të kundërshtuar marrëveshjen Thaçi-Daçiç dhe dëmet që rrjedhin prej saj.

“Pra, sot ne dërguam projektligjin për amnisti në Gjykatën Kushtetuese, i cili projektligj rrjedh si pasojë ose si rezultat i marrëveshjes Thaçi-Daçiç për vlerësim të kushtetutshmërisë. Kërkesës sonë iu bashkëngjitën edhe dy deputetët e Lëvizjes për Bashkim, Agim Kuleta dhe Aurora Bakalli si dhe deputeti i pavarur Emin Gërbeshi. Sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës, thuhet që brenda tetë ditëve, dhjetë deputet mund ta kontestojnë në aspektin përmbajtësor dhe procedural çdo projektligj. Andaj ne e kontestuam këtë projektligj në dy aspekte: në atë përmbajtësor, për shkak se me miratimin e këtij projektligji u shkelën të drejtat e njeriut, pra u shkel Kushtetuta e Republikës së Kosovës Neni 31, 32 dhe 24, barazia përpara ligjit. Pra, projektligji i cili ia pamundëson shfrytëzimin e mjeteve të efektshme juridike palës së dëmtuar në rastin kur në veprat të cilat janë amnistuar janë cenuar të drejtat e tyre”, ka thënë Haxhiu.

Sipas saj, përveç Kushtetutës së Republikës së Kosovës, me miratimin e këtij projektligji u shkel edhe Konventa Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut, konkretisht Neni 6, 8, 13 dhe 14. Kështu edhe në aspektin procedural, për shkak të shkeljeve flagrante që iu bënë Rregullores së Punës vetëm dhe vetëm për t’i akomoduar kështu interesat e Daçiçit.

“Ne besojmë që Ligji për Amnisti, është ligji më i dëmshëm që është miratuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës pas Ligjit për ratifikimin e marrëveshjes ndërkombëtare në mes Kosovës dhe Serbisë”.

Haxhiu ka sqaruar se VV është për një Ligj për amnistinë sikurse e kanë dhe shumë vende të Bashkimit Evropian.

“Jemi për një Ligj për Amnistinë sepse të drejtën për amnisti nuk mund t’ua mohoj askush të burgosurve tanë. Jemi për amnistinë, ku personat që hetohen, gjykohen dhe dënohen, shteti të mund të tregohet human dhe t’i amnistojë. Pra, një pjesë e dënimit 20%, 25% ose 30%, mirëpo ne kundërshtojmë fuqishëm këtë aktualin, i cili ka për qëllim, ose objekt trajtimi amnistimin e personave nga ndjekja penale dhe vuajtja e plotë e dënimit”, ka thënë ajo.

Më Shumë

Dy raste të sfidës ‘Superman’ në shkollat e Prizrenit, Policia dhe Komuna marrin masa

Zyrtarë të qeverisë komunale në Prizren dhe ata të Policisë së Kosovës kanë njoftuar se kanë ndërmarrë veprime për parandalimin e vetëlëndimeve të nxënësve...

Komuna e Prizrenit merr vendim që tri hapësira parkingjesh të vihen në shërbim të mërgimtarëve

Drejtoria e Shërbimeve Publike në Komunën e Prizrenit ka njoftuar se tri hapësira parkingjesh do të vihen në shërbim të mërgimtarëve gjatë festave të...

Lajmet e Fundit