“Sot Avokati i Popullit i është drejtuar me kërkesë Ex – Officio për vlerësimin e përputhshmërisë me Kushtetutën të Ligjit të Pagave 08/L – 186, dhe bëri mirë. Janë 104  ankesa dhe shkresa kundër ligjit. Janë dëshmi e gjallë e mungesës së përfshirjes, konsultimit dhe transparencës nga ana e qeverisë. Janë 22 faqe nga elaborimi nga institucioni i Avokatit të Popullit. Mjaftojnë”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

Tutje ai ka thënë se do të vërtetohet se përmes këtij ligji u synua rrënimi i pavarësisë së institucioneve themeltare si Gjykata Kushtetuese, Avokati i Popullit, Gjyqësori, si dhe vet Administrata Publike.

“Do të vërtetohet se përmes këtij ligji u synua rrënimi i pavarësisë së institucioneve themeltare si Gjykata Kushtetuese, Avokati i Popullit, gjyqësori, si dhe vet Administrata Publike. Do të konstatohet se janë shkelë parimet bazë të të drejtave kushtetuese, të drejtave të njeriut, ku pagat mund të ulën vetëm në rrethana të jashtëzakonshme. As 220 faqe nuk do të mjaftonin se sa thellë shkelin në rend, siguri e Kushtetutë.Pra do të konstatohet kontrabanda, politizimi dhe mësymja për dominim. Shkurt edhe një hap i shëmtuar dhe përjashtues”, ka shkruar, mes tjerash, Besnik Tahiri në Facebook.

“Stop, në demokraci nuk kalon”, përfundoi ai.