1.1 C
Prizren
E shtunë, 10 Janar, 2026

Lil Wayne nën hetime – dyshohet se ka tentuar ta qëllojë me armë zjarri truprojën e tij

Rep artisti i njohur, Lil Wayne dyshohet se ka tentuar ta qëllojë me armë zjarri një nga truprojet, gjatë një mosmarrëveshjeje në shtëpinë e tij, ndërkohë që aktualisht policia po merret me rastin.

Burimet e zbatimit të ligjit kanë bërë të ditur për TMZ, se një nga rojet e rep artistit, u tha policëve se ai dhe Wayne u grindën në shtëpinë e artistit, ndërsa thuhet se problemi u përshkallëzua në dhunë fizike dhe qitje me armë.

Rezidenca e Lil Wayne, ku po pretendohet se ka ndodhur incidenti.

Mes tjerash, roja – identiteti i të cilit, me kërkesë të tij mbetet i pazbuluar, ka thënë se fillimisht i ishte kërkuar të dilte nga shtëpia pas debatit me rep artistin, por ai ka shkuar në banjë, e pasi që e kishte përfunduar duke u kthye, Wayne i ishte rikthyer debatit duke i keqësuar gjërat.

Por, burime pranë yllit të hitit “Mirror”, mohojnë fuqishëm të ketë ndodhur një incident i tillë mes dyshes.

Gjithsesi, autoritet amerikane kanë thënë se roja në fjalë ka pretenduar se Lil Wayne ka nxjerrë një armë të tipit AR-15, me të cilën edhe thuhet të ketë shtënë.

Lil Wayne.

Policia e ka vizituar shtëpinë e rep artistit për të marrë deklaratat dhe versionin e tij të historisë, por që i njëjti kishte braktisur ambientin ku jeton për shkak të angazhimeve në muzikë.

E gjithë zënka thuhet të ketë ndodhur si pasojë e publikimit pa leje të disa fotografive të Lil Wayne nga roja e tij.

Policët theksojnë të kenë probleme me historinë e akuzës, pasi që roja nuk kishte asnjë shenjë në trupin e tij apo lëndime nga konfrontimi i supozuar fizik.

/Albanianpost.com

Më Shumë

52 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik,...

Malishevë: Një person dërgohet pa shenja jete në QKMF, rasti po hetohet

Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë është dërguar pa shenja jete një person. “Raportohet se në QKMF ishte dërguar pa shenja jete viktima,...

Lajmet e Fundit