8.3 C
Prizren
E premte, 20 Mars, 2026

Limaj: Nisma e Thaçit për ushtrinë, mashtrimi i vetëm që nuk i ka zgjatur më shumë se dy javë!

Kryetari i Nisma për Kosovën Fatmir Limaj, konsideron se inciativa e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për krijimin e ushtrisë është kundër kushtetuse.Limaj, po ashtu thekson se iniciativa e Thaçit për ushtrinë ka qenë një lojë me të cilën siç thotë kreu i NISMA-s “ka menduar të bëjë atë lojë kurth dhe në atë ka rënë vet”, raporton GazetaBlic.com

Përveç kësaj, Limaj në “Zona e Debatit” të Klan Kosovës ka akuzuar Presidentin Thaçi edhe për mungesë të aftësve për të vepruar në rrethana të ndryshme.

“Ai ose nuk din ose nuk ka këshilltarë të duhur, sepse as letrat nuk i shkruan vet”, është shprehur Limaj.Më tej, duke e cilësuar “mashtrim” inciativën e Thaçit për ushtrinë, ka thënë se ka qenë nisma e vetme që nuk i ka zgjatur më shumë se dy javë, sepse siç thotë ai ” të tjerat i zgjasin.”

Por pavarësisht këtyre rrethanave, Limaj veçon se Kosovës i duhet ushtria dhe se ajo sipas keeut të NISMA-s duhet të formohet sa më parë.

Më Shumë

Korisha përkujton 27-vjetorin e Betejës së Kabashit

Sot u shënua 27-vjetori i Betejës së Kabashit, një nga betejat më heroike të UÇK, me një manifestim të organizuar ku morën pjesë veteranë,...

Lirohet Gjesti

Reperi Besart Kelmendi, Gjesti, është liruar nga paraburgimi. Lajmin e ka bërë të ditur për Nacionalen avokati i tij Artan Qerkini. Gjesti ishte ndaluar për tri...

Lajmet e Fundit