14.8 C
Prizren
E enjte, 26 Mars, 2026

Limaj përkujton masakrën në lagjen “Tusuz” të Prizrenit

Kryetari i NISMA-s Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka përkujtuar masarkrën e 27 shqiptarëve të pafajshëm në lagjen “Tusuz” të Prizrenit.

Sipas tij, vrasja e tyre 21 vite më parë ishte hakmarrje ndaj humbjeve që u shkaktoheshin nga UÇK-ja në atë zonë, ushtria dhe policia serbe në këtë masakër nuk kurseu as fëmijë e pleq.

Postimi i Limajt:

Më 26 maj të vitit 1999 forcat policore serbe masakruan 27 shqiptarë të pafajshëm në lagjen Tusuz të Prizrenit.

Si shenjë hakmarrje ndaj humbjeve që u shkaktoheshin nga UÇK-ja në atë zonë, ushtria dhe policia serbe në këtë masakër nuk kurseu as fëmijë e pleq.

21 vite pas kësaj masakre, kryesit e këtyre krimeve ende nuk e kanë marrë ndëshkimin nga institucionet e drejtësisë.

Lavdi të gjithë dëshmorëve dhe martirveë të Kombit!

Fotografia e Fatmir Limaj

Më Shumë

Gjendet pa shenja jete një person në Prizren

Një person është gjetur pa shenja jete sot në Prizren. Siç merr vesh Insajderi bëhet fjalë për një person që kërkonte lëmoshë. Policia ende nuk ka...

37 aksidente dhe mbi 1 mijë gjoba trafiku për 24 orë në Kosovë

37 aksidente trafiku kanë ndodhur në 24 orët e fundit në Kosovë, prej të cilave 10 kanë qenë me të lënduar dhe 27 me...

Lajmet e Fundit