9.3 C
Prizren
E martë, 4 Nëntor, 2025

Liria e Prizrenit ia uron Ballkanit titullin kampion

Skuadra e Lirisë së Prizrenit, përmes një postimi në Facebook, e ka uruar Ballkanin, për titullin e fituar gjatë ditës së sotme.

Suharekasit, tanimë edhe matematikisht, e kanë blinduar pozitën e parë, duke e siguruar kështu trofeun e parë të këtij lloji në historinë e klubit.

Postimi i plotë i KF Liria pa ndërhyrje:

Urime titullin BALLKAN !

KF Liria, me rastin e konfirmimit Kampion të Ballkanit në Superligën e Kosovës, uron KF Ballkanin, simpatizuesit dhe gjithë banorët e Komunës së Suharekës.
Jeni storie e veçant suksesi.

Një model i zhvillimit të klubit nga amatorizmi në klub Kampion. I drejtuar nga njerëz poashtu kampion në biznes, tash të konfirmuar dhe në sport, përkatësisht në futboll.

Arsim Kabashi, është emri që bashkë me qytetin e Suharekës, ngriti klubin në nivele kampionësh.

Fat dhe shumë suksese në arenën ndërkombëtare !

#Urimekampiona

May be an image of one or more people, people standing and text

Më Shumë

3 gola, 3 pikë – Liria shkëlqen në Prizren

Liria është rikthyer me fitore të madhe para tifozëve të saj, duke mposhtur Kikën me rezultat bindës 3:0, në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Përparim...

Sot varroset 34 vjeçari pasi ra nga skelet në vendin e punës në Prizren

Sot do të varroset 34-vjeçari, i cili vdiq dje pasi ra nga skelet në vendin e punës në Prizren. Varrimi i të ndjerit do të...

Lajmet e Fundit