5.3 C
Prizren
E hënë, 23 Shkurt, 2026

Liria siguron barazhin për Superligë

Liria ka shënuar një fitore të rëndësishme ndaj Rilindjës 1974 me rezultat 2:0, duke hedhur një hap vendimtar drejt objektivit madhor – ngjitjes në Superligë. Me këtë triumf, skuadra prizrenase siguron pjesëmarrjen në ndeshjet e barazhit për elitën e futbollit kosovar, raporton PrizrenPress.

Golat për Lirinë i shënuan Uetuuru Kambato në minutën e 25-të dhe Egzon Qerimi në minutën e 89-të, duke vulosur një fitore të merituar në një ndeshje të dominuar nga prizrenasit.

Liria, si vend i dytë i Grupit A në Ligë të Parë do të luajë ndeshjen e parë të barazhit me Vushtrrinë, që është vend i dytë në Grupin B të Ligës së Parë. Fituesi i kësaj ndeshjeje pastaj do të luajë duelin përfundimtar për Superligë, ndaj pozitës së tetë aty (aktualisht, Llapi).

Përndryshe, Liria mbyll stinorin në Ligë të Parë – Grupi A me 51 pikë nga 27 ndeshje, kurse Rilindja 1974 në pozitë të tetë, me 28 pikë./PrizrenPress.com

Më Shumë

Në Rahovec sonte vendoset fituesi i Kupës së Kosovës: Trepça apo Bashkimi?

Sonte zhvillohet finalja e madhe e Kupës së Kosovës në basketboll, ku përballë njëra-tjetrës do të jenë dy skuadrat që aktualisht kryesojnë edhe Superligën,...

Sot nis java e 21-të e Superligës në futboll, vëmendja në Malishevë

Sot do të nis java e 21-të e Supeligës së Koosovës në futboll. Ndeshja e vetme që luhet sot është ajo mes Malishevës dhe Dukagjinit,...

Lajmet e Fundit