9.4 C
Prizren
E mërkurë, 8 Prill, 2026

Lirohet në arrest shtëpiak personi që mbyti aksidenatlisht me kamion Qerim Çoçajn

Mustafë Avdija nga Peja, që po voziste kamionin e kompanisë “VEV Group”, më 7 mars kur ndodhi aksidenti tragjik që la një person të vdekur e shumë të tjerë të lënduar, i është ndryshuar masa e arrestit nga paraburgimi në arrest shtëpiak, raporton Gazeta Express.

Rastin e kanë konfirmuar për Expressin në Prokurorinë e Gjilanit duke bërë të ditur se kanë kërkuar nga gjyqtari i rastit që të ndryshohet masa.

Ndërkaq, zëdhënësi i Gjykatës në Gjilan, Sabit Shkodra, ka bërë të ditur se vendimi është marrë dje gjatë ditës pas kërkesës së prokurorisë.

“Personit që shkaktoi aksidentin në Gjilan me kamion i është ndryshuar masa nga paraburgimi për në arrest shtëpiak. Kjo ka ndodhur dje gjatë ditës, ndërkaq gjykata ka vendosur që të qëndrojë në burg shtëpiak deri në datën 3 maj”, ka bërë të ditur për Express zëdhënësi i Gjykatës së Gjilanit, Sabit Shkodra.

Mustafë Avdija nga Peja po qëndronte në paraburgim që nga 8 marsi pas aksidentit që ndodhi në Gjilan nga ku mbeti i vdekur Qerim Çoçaj. /GazetaExpress

Më Shumë

Shkolla e Mjekësisë “Luciano Motroni” në Prizren shënon 64-vjetorin e themelimit

Shkolla e Mesme e Lartë e Mjekësisë “Luciano Motroni” në Prizren ka shënuar sot 64-vjetorin e themelimit me një sërë aktivitetesh festive dhe kulturore. Drejtori...

Junior 06 dominon Penzën në gjysmëfinalen e parë U14

Ekipi i vajzave U14, Junior 06 Moni Bau, ka shënuar fitore bindëse ndaj Penzës me rezultat 60:26, në ndeshjen e parë gjysmëfinale të “Play-Off”-it. Ndeshja...

Lajmet e Fundit