Prizren / Një vit burgim për lëndim trupor

Gjykata Themelore e Prizrenit, ka bërë shpalljen e aktgjykimit dënues ndaj të akuzuarit me iniciale SH.K. nga Prizreni, për shkak të veprës penale lëndim i rëndë trupor .

I akuzuari me iniciale SH.K. nga Prizreni, gjykata e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me dënimin me burgim në kohëzgjatje prej 1 (një ) viti.

“Me datën 06.12.2014 rrethe orës 15:00, në Prizren në rr.”Reshat Karjagdiu”, i shkakton lëndime të rënda trupore të cilat rezultojnë me dobësimin e përkohshëm ose esencial të një pjese vitale të trupit të personit tjetër, të dëmtuarit me iniciale G.Ç., në atë mënyrë që pas një mosmarrëveshje në lidhje me tejkalimin e automjeteve në komunikacion, i pandehuri e sulmon fizikisht të dëmtuarin, duke e goditur me një thikë në pjesën e barkut, me ç’rast i shkakton lëndime të rënda trupore, lëndime të përshkruara si në mendimin dhe konstatimin e ekspertit mjeko – ligjor”, thuhet në njoftimin e Gjykatës në Prizren./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Në 27-vjetorin e masakrës së Tususit, përkujtohen 26 martirët në Prizren

Në 27-vjetorin e masakrës së Tususit janë zhvilluar homazhe në Kompleksin e Varrezave të Martirëve në Lagjen e Trimave, në nderim të 26 martirëve...

Vetëvendosje takon rininë e Prizrenit

Lëvizja VETËVENDOSJE! në Prizren ka zhvilluar një takim me të rinjtë e qytetit në kuadër të aktiviteteve të fushatës parazgjedhore. Në këtë aktivitet mori...

Lajmet e Fundit