12.4 C
Prizren
E hënë, 13 Prill, 2026

Loti

Poezi nga Aleksander Pushkin.

Dje, për një kupëz me verë
Me një husar qëndrova
I heshtur dhe me shpirtin vrer
Në rrugë larg vështrova.

“Përse në rrugë-ai më thotë,-
Shikon e nuk bën zë?
Ti s’ke përcjellë gjerë më sot
Ndonjë njeri në të.”

E ula kokën i nemitur
Me duf i pëshpërita
“Husar, e shtrenjta më ka ikur”
Se thelli psherëtita.

Në kupëzë një pikë lot
Prej syrit seç më ra
“Për vajza qan ti foshnjë kot?
Mblidh veten”-trimi tha.

“Husar, ti brengë s’pe në jetë
Nga unë pra mësoje:
Mjafton një pikë lot medet
Që kupën ta helmojë.”

Më Shumë

1.91 euro për litër çmimi i naftës sot në Kosovë

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka njoftuar çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës për ditën e sotme, 9 prill...

Prizreni barazon në shtëpi ndaj Tefik Çangës

Prizreni ka barazuar 2:2 në shtëpi ndaj Tefik Çangës, në një ndeshje të luftuar në kuadër të Ligës së Parë. Takimi solli emocione dhe gola...

Lajmet e Fundit