“Loyola – Gymnasium” në Prizren arrin kalueshmërinë 100 për qind në testin e maturës

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Kosovës, sot ka publikuar rezultatet e testit të maturës për vitin shkollor 2017 – 2018, ku shihet se edhe këtë vit maturantët e “Loyola – Gymnasium” në Prizren kanë arritur rezultate shumë të larta. Kështu, kalueshmëria e maturantëve të kësaj shkolle është 100%, ndërsa arritshmëria është 83.4%.

Drejtori i përgjithshëm i “Loyola – Gymnasium”, dr. Axel Bodefeld, është shprehur i kënaqur me rezultatin e arritur, i cili, sipas tij, është meritë e punës së pandalshme dhe e përkushtimit të të gjithëve në këtë shkollë, për të kurorëzuar me sukses punën dhe aktivitetet e shumta që zhvillohen këtu.
/E.S/

Më Shumë

Nënkryetarja e Suharekës merr pjesë në tryezën për investimet në Kosovë

Nënkryetarja e Komunës së Suharekës, Arta Gashi, mori pjesë në tryezën e rrumbullakët të organizuar nga KUSA në bashkëpunim me Ambasada e Shteteve të...

Selmanaj: Duhet konsensus nacional kundër kujtdo që refuzon hyrjen e Kosovës në projektin amerikan të gazit

Kandidati për deputet i LDK’së, Driton Selmanaj, ka shkruar sot lidhur me kërkesën e SHBA-së që Kosova të bashkohet në projektin e gazit amerikan....

Lajmet e Fundit