Drejtoria e Mbrojtjes në Malishevë u apelon qytetarëve për kujdes ndaj zjarreve

Drejtoria e Mbrojtjes dhe Shpëtimit e Malishevës u apelon qytetarëve për kujdes të shtuar dhe mbrojtje nga zjarret gjatë stinës së verës. Nëpërmjet një komunikate sensibilizuese ky dikaster ka përshkruar disa masa që duhen zbatuar me qëllim të parandalimit të rasteve të zjarreve sidomos atyre fushore e malore.

“Meqë kemi hyrë në sezonin e temperaturave të larta dhe sezonin e korrje-shirjeve përmes kësaj komunikate apelojmë qytetarëve që ta rrisin kujdesin, sidomos në aspektin e sigurisë dhe mbrojtjes nga zjarri”, shkruan në komunikatën e DMSH-së, shkruan sot Koha Ditore.

Kjo drejtori ka kërkuar që të mos ndizen zjarre në ambiente të hapura për pastrim të mbeturinave, për shkak se ato shpesh dalin jashtë kontrolli dhe shkaktojnë rrezik të përgjithshëm. Po ashtu është sugjeruar që të mos ndizen as hamulloret. Kërkohet që gjatë piknikëve të ndryshëm në bjeshkë të shmanget maksimalisht përdorimi i zjarrit në natyrë.

Më Shumë

Komuna e Prizrenit u bën thirrje qytetarëve të paguajnë këstin e parë të tatimit në pronë deri më 30 qershor

Komuna e Prizrenit  ka rikujtuar për qytetarët se afati i fundit për pagesën e këstit të parë të tatimit në pronë është deri më...

Tragjedia në Prizren: Babai i viktimës po vazhdon trajtimin mjekësor

Një mosmarrëveshje mes djemve të axhallarëve në fshatin Kobaj të Prizrenit ka përfunduar në tragjedi, ku një 27-vjeçar ka humbur jetën pasi është goditur...

Lajmet e Fundit