21.6 C
Prizren
E diel, 10 Maj, 2026

“Loyola – Gymnasium” në Prizren arrin kalueshmërinë 100 për qind

Nxënësit e klasave të nënta të “Loyola – Gymnasium” në Prizren kanë arritur rezultate të larta në Testin e Arritshmërisë – kalueshmërinë 100 për qind, ndërsa përqindja e arritshmërisë është 77 për qind.

Në këtë mënyrë, kjo shkollë arrin të shënojë rezultate të larta në nivel kombëtar, duke përmbushur kështu objektivat e saj për arsimim cilësor dhe me kritere evropiane.

Drejtori gjeneral i “Loyola – Gymnasium”, dr. Axel Bödefeld, thotë se ky rezultat është fryt i punës me përkushtim nga të gjithë në këtë shkollë, por edhe i mbështetjes së vazhdueshme të prindërve, të cilët mbeten hallkë e veçantë e bashkëpunimit dhe e sukseseve të “Loyola – Gymnasium”.
/E.S/

Më Shumë

Sot mbahet Kuvendi Zgjedhor i AAK-së në Prizren

Dega e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Prizren i nënshtrohet sot procesit të brendshëm zgjedhor. Në ambientet e Hotel "Tesara", duke filluar nga...

Kurti kujton Ekrem Rexhën: Ishte shpresë për rindërtimin e vendit

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka përkujtuar komandantin e Ushtria Çlirimtare e Kosovës, Ekrem Rexha, në 26-vjetorin e vrasjes së tij. Përmes një...

Bashkimi në finale

Lajmet e Fundit