7.4 C
Prizren
E shtunë, 14 Mars, 2026

“Loyola – Gymnasium” në Prizren, fillon me sukses vitin e ri shkollor

Pas përgatitjeve intensive e planifikimeve të nevojshme, 1100 nxënës të ALG “Loyola – Gymnasium” në Prizren e kanë filluar me sukses vitin e ri shkollor 2018- 2019 në të gjitha nivelet e shkollimit, që nga shkolla fillore deri te gjimnazi.

Gjatë verës është punuar në përgatitjen e hapësirave shkollore, ndërsa rëndësi e veçantë i është kushtuar edhe pajisjes së mësonjëtoreve me mjete digjitale, ku janë investuar afër 15 mijë euro. Poashtu, përveç aktiviteteve tjera, mësimdhënësit kanë ndjekur një seminar trajnimi lidhur me përdorimin e medieve digjitale në procesin e mësimdhënies.

Sivjet, “Loyola-Gymnasium” hyn në vitin e dytë të zbatimit të Kurrikulës së re programore, ndërkohë nga MASHT e Kosovës është bërë e ditur se tashmë janë certifikuar mësimdhënësit e parë të shkollës sonë, të cilët vitin e kaluar kanë punuar me Kurrikulën e re programore. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Fundjava e ‘nxehtë’ në Superligë, vëmendja në Suharekë

Xhiro e 24-të e Superligës se Kosovës na jep një javë me emocione ku sytë do të jenë te derbi kryesor i javës, Ballkani...

Vushtrria fiton derbin e madh ndaj Lirisë në Prizren

Në një ndeshje që mbajti stadiumin “Përparim Thaçi” në tension të vazhdueshëm, Vushtrria arriti të fitojë derbin ndaj Lirisë me rezultatin 1-0. Golin e vetëm...

Lajmet e Fundit