20.2 C
Prizren
E hënë, 27 Prill, 2026

Kompanitë private i bashkohen aksionit për Malishevën e pastër

Ka vazhduar edhe sot aksioni i pastrimit “Për Malishevën e pastër”, këtë herë në fshatrat Carrallukë, Shkarashnik dhe Tërpezë e Poshtme, me pjesëmarrjen e institucioneve, qytetarëve dhe kompanive private.

Aksionit i ka prirë nënkryetari i Komunës së Malishevës, Vesel Krasniqi, i shoqëruar nga drejtorë komunalë, asamblistë lokalë, përfaqësues të “Ekoregjionit”, si dhe nxënës e mësimdhënës.

Sipas njoftimit të komunës, një rol të veçantë kanë pasur kompanitë private që po kontribuojnë në largimin e mbeturinave inerte të grumbulluara ndër vite.

“Ky bashkëpunim ndërmjet institucioneve dhe sektorit privat konsiderohet si një nga shtyllat kryesore të suksesit të aksionit, pasi mbeturinat inerte mbeten një ndër problemet kryesore mjedisore në shumë zona”, thuhet në njoftim.

Në fillim të aktivitetit, nënkryetari Krasniqi mbajti një ligjëratë për nxënësit mbi rëndësinë e mbrojtjes së ambientit, duke theksuar se edukimi dhe vetëdijesimi janë çelësi për ndryshim afatgjatë. Ai shprehu mirënjohje të veçantë për kompanitë që po kontribuojnë në këtë proces.

“Falënderojmë kompanitë private për mbështetjen e tyre të vazhdueshme, jo vetëm sot, por gjatë gjithë këtij muaji. Aksioni për largimin e mbeturinave inerte do të vazhdojë deri në pastrimin e plotë të të gjitha zonave të ndotura”, u shpreh Krasniqi.

Ai shtoi se qëllimi është ruajtja afatgjatë e pastërtisë në komunë.

“Synimi ynë është që jo vetëm të kemi një ambient të pastër, por ta ruajmë atë vazhdimisht, pasi kjo është jetike për shëndetin dhe mirëqenien e qytetarëve”, tha Krasniqi.

Aksioni po vazhdon në vendbanime të ndryshme, duke dëshmuar rëndësinë e bashkëpunimit mes institucioneve, qytetarëve dhe bizneseve për një ambient më të pastër./PrizrenPress.com/

Marketing

Më Shumë

Rahoveci ndan 243 mijë euro për kulturë, rini dhe sport – përfitojnë 34 OJQ

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, i shoqëruar nga drejtori i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Atdhe Rama, ka nënshkruar kontratat me...

Një defekt në rrjetin e ujësjellësit lë pa ujë disa fshatra të Malishevës

Një defekt i paraqitur në gypin furnizues me diametër 160 mm, në dalje të Gurbardhit, ka shkaktuar ndërprerje të furnizimit me ujë të pijes...

Lajmet e Fundit