8.9 C
Prizren
E enjte, 5 Shkurt, 2026

Luizi dhe Kiara do të kurorëzojnë dashurinë me dasmë në finalen e Big Brother VIP Albania

Çifti i Big Brother VIP Albania, Luiz Ejlli dhe Kiara Tito janë kthyer në dy prej emrave më të njohur të momentit.

Ata gjatë qëndrimit të tyre në BBVA realizua një ceremoni martesore në kuadrin e ‘lojës’ ku edhe shkëmbyen puthjen e parë.

Por, në natën kur Kiara u largua për herë të dytë nga BBVA, Luizi vendosi që t’i prpozonte për martesë në një moment mjaft magjik.

Megjithatë duket se nuk do të përfundoj me kaq, kjo sepse dyshja do të kurorëzojnë dashurinë me martesë gjatë finales së BBVA.

Këtë e ka konfirmuar regjisori i Big Brother, Eduart Grishaj në emisionin e fundit të ‘Fun Club’.

I pyetur nëse Luizi dhe Kiara do të realizojnë në ceremoni të vërtetë të martesës gjatë finales së 6 majit, Grishaj e ka konfirmuar një gjë të tillë.

“Po, deri tani kanë bërë prova gjenerale, ata e kanë zgjedhur vetë të bëjnë dhe ne do të bëjmë të pamundur të jetë diçka madhështore”, ka thënë Grishaj.

Më Shumë

Zgjidhet kryetari i Këshillit të Prindërve në nivel komunal në Suharekë

Në ambientet e Komunës së Suharekës është mbajtur takimi i Këshillit të Prindërve në nivel komunal, me qëllim të konstituimit të këtij këshilli dhe...

Pas një viti pezullim, zhbllokohet TikToku në Shqipëri

Me vendim të qeverisë, është hapur zyrtarisht Tiktoku në Shqipëri. Vendimi është marrë këtë të mërkurë gjatë mbledhjes së qeverisë së Shqipërisë, raporton TCh. “Vendimi nr.151,...

Lajmet e Fundit