21.1 C
Prizren
E martë, 1 Korrik, 2025

Lulet mbesin lule

IN MEMORIUM QENDRESA BRESA

Rrugëtim jo i lehtë,sfiduar nga fenomene joreale të klasës sonë shoqërore, shpesh parapërcaktues të pikës synuar, pa njohur dhuntitë dhe besimin në misionin e piketuar.

Qëndresa, emër që simbolizon rezistencë, vlerë e shtuar e shoqërisë sonë, katalizator suksesi, gjeneruese për shumë bashkëmoshatar/e, arritur me guxim, urtësi, qëndrim dhe përkushtim.

Vlerat mbetën vlera, ato rezistojnë, kujdestarojnë, përkundër presionit të quajtur kohë, kalitur në mendje dhe subkoshiencë organike! Prekëse, e pa pranueshme, e dhimbeshme, për më shumë ngulfatese, pra projektuese e cakut të stopohet në kulmin e lëvrimit të njohurive të reja.

Besimi në krijuesin e udhëzon në çdo kohë, e shtytë për të prekur maja, për shumë kënd imagjinare. Qëndresa filloi t’bëjë realitet pikë-bazën e sajë, punimet shkencore renditen në të ashtuquajturën rutinë e zakonshme, sepse ajo ishte vetvetja, ngritje në karrierë cak real.

Rezultatet e arritura në tre dimensione, si: Ndërtim personaliteti konsistent, Identitet profesional, si dhe zhvillim i qëndrueshëm etiko-human, konglomerat vlerash, aureolë rezistues në kohë, sfiduese ndarjes fizike.

Veprat maten sipas peshës dhe konstruktivitetit profesional, Bachelor, Master dhe PhD Ca. Qëndresën e rendisin në grupin e studiuesve- konkurruesve në shoqërinë akademike, brenda dhe jashtë institucionin ku ajo veproi, Assitente Ing. Mekanike, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”-.

Përkushtimi në vazhdimësi i hulumtueses shkencore, studiueses dhe aspirueses së deri djeshme ka qenë dhe do mbetet krenari parasëgjithash për familje, rreth dhe më gjerë shoqëri.

Si e tillë, ajo do vazhdoi të bashkëjetojë në memorie, biseda, takime, por parasëgjithash edhe citime në lëmin e shkencës, që e deshi aq shumë sa edhe jetën. Ajo jetonte për sukses, suksesi rriste entuziazmin për rrugëtim pa ndalje në të gjitha sferatë e jetes. Ajo, dje pa pritmas iku te Krijuesi, me vete kishte besimin e thellë që e ushqeu pandashmërisht obligimeve tjera, iku e kompletuar edhe pse shumë e re në moshë…!

Ndërrim jete që shtangoi të gjithë. Ajo jeton në mesin tonë, siç jeton elekuenca ciltërore, urtësia, këmbëngulësia me energji pozitive.

…Prindërit e saj kanë 1000 arsye të jenë krenar…!

19.03.2021                                                                                        Dr,sc. Naser Bresa

Më Shumë

Elvis Rexhbeçaj do të vazhdojë rrugëtimin e tij me Augsburgun

Mesfushori i Kosovës, Elvis Rexhbeçaj është shumë afër rinovimit të kontratës me Augsburgun. Përkundër ofertave të shumta nga Gjermania dhe disa kampionateve të tjera, Elvis...

Dragashi ndan 150 mijë euro për 21 organizata kulturore, rinore dhe sportive

Komuna e Dragashit ka ndarë rreth 150 mijë euro për të mbështetur 21 organizata joqeveritare dhe klube sportive që do të realizojnë projekte në...

Lajmet e Fundit