Ylli kthehet te fitorja, triumfon ndaj Prishtinës

Golden Eagel Ylli është kthyer te fitorja në Superligën e Kosovës në basketboll pasi të shtunën ka mposhtur Sigal Prishtinën me rezultatin 86:81

Takimi i luajtur në Suharekë ishte dramatik deri në periudhën e fundit të cilët vendasit e fituan për të marrë pikët e plota nga kjo përballje.

Çereku i parë nisi më mirë për vendasit që fal lojës së mirë ekipore arritën ta fitonin 20:16.

Loja e mirë e vendasve vazhdoi edhe në 10-të minutat e çerekut të dytë ku fal efikasitetit arritën që në pushim të shkonin me 10 pikë dallim 45:35.

Periudha e tretë u takoi prishtinasve të cilët e fituan 23:16, për të hyr në çerekun e fundit me tri pikë dallim 61:58.

Edhe periudha e fundit ishte e ngjashme me të dyja ekipet që aplikonin mbrojtje të fort.

Por ishin vendasit të udhëhequr nga Demetris Morant arritën të shkëputeshin deri në nëntë pikë 74:65.

Epërsinë e krijuar nikoqirët arritën ta menaxhonin në minutat e mbetur për të shënuar fitore me rezultatin 86:81

Lojtari më i dalluar te Ylli ishte Lg Gill, 30 pikë dhe katër asistime. Te Prishtina me lojë të mirë u veçua 13 pikë dhe gjashtë kërcime dhe pesë asistime.

Më Shumë

Në Prizren, gjobë prej 300 euro për ngasësin e kamionit që nuk siguroi ngarkesën

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se më datë 30 qershor 2026, gjatë patrullimit të rregullt në qytetin e Prizrenit, policët e Stacionit...

Rrokulliset kamioni në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një kamion i ngarkuar me zhavorr është vetaksidentuar sot, rreth orës 09:20, në autostradën “Ibrahim Rugova”, në drejtimin Malishevë–Prishtinë, në kilometrin 58. Lajmin për Telegrafin...

Atdheu me qira

Lajmet e Fundit