8.1 C
Prizren
E martë, 27 Janar, 2026

Lulëzim ku e ke analizën e Qeverisë “Muja III” ?

Lulezim KabashiiKryetari i Degës së AAK-së, Lulëzim Kabashi, ende nuk e ka publikuar analizën për 100 ditëshin e “Qeverisë Muja III”. Edhe pse ka kaluar më shumë se një muaj nga koha kur pat premtuar se AAK, do të dalë me një analizë për (mos)punën e “Qeverisë Muja III”, Kabashi deri më tash nuk ka publikuar asgjë.

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, ndërkohë në tubimin publik me qytetarët për afër një ore ka raportuar dje për punën që është bërë në gjashtë mujorin e parë të mandatit të tretë. Ai në këtë debat ka folë 52 minuta për të gjitha punët që janë realizuar. Ndërkaq, në këtë debat nuk ka marrë pjesë nënkryetari i tij, Lulëzim Kabashi,njëherësh kryetar i Degës së AAK-së në Prizren.

Burimet e “PrizrenPress”-it bëjnë të ditur se Kabashi i ka ftohur raportet me kryetarin Ramadan Muja,për shkak goditjes që ia ka bërë PDK-ja gjatë fushatës zgjedhore.

“Ekziston një ftohje të raportit mes Kabashit dhe Mujës, por jo për shkak qeverisjes së Komunës, por për shkak goditjes që PDK-ja ia bëri gjatë fushatës elektorale AAK-së në Prizren, duke ia marrë anëtarët dhe kryetarët e nëndegëve”, tregon një burim brenda AAK-së.

Sipas të njëjtit burim (mos)vazhdimi i koalicionit në mes AAK-së dhe PDK-së në Prizren varet edhe nga zhvillimet politike në Prishtinë.

“Koalicioni i Prizrenit është bërë në Prishtinë dhe vetëm atje mund të prishet. Luli nuk mund ta prishë koalicionin edhe pse është kryetar i Degës së AAK-së”.

AAK-ja në Prizren për shkak të këtyre zhvillimeve politike në zgjedhjet e 8 qershorit ka dalë partia që ka marrë më së paku vota në Prizren. Ky subjekt politik nuk ka arritë të fitojë së paku një vend në Parlamentin e Kosovës./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Ky person po kërkohet nga Policia për vjedhje në Malishevë

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, përkatësisht Stacioni Policor në Malishevë, ka lëshuar kërkesë për bashkëpunim me qytetarët, për identifikimin dhe lokalizimin e një...

S’iu bindën, fyen dhe lënduan një polic – arrestohen dy persona në Rahovec

Në rrugën “Sheh Mihedini” në Rahovec, të martën rreth orës 23:10, dy persona, një femër dhe një mashkull shtetas të Kosovës, janë arrestuar, pasi...

Lajmet e Fundit