4.4 C
Prizren
E premte, 27 Mars, 2026

Lumezi, i shpallë luftë krimit dhe korrupsionit

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka mbajtur sot mbledhjen e radhës, të parën të drejtuar nga kryeprokurori i ri i Shtetit, Aleksandër Lumezi.

Kryeprokurori i Shtetit ka thënë se ai, si të gjithë qytetarët, duan që Kosova të jetë një vend ku sundon rendi dhe ligji, dhe se për këtë është i vendosur të luftojë krimin e organizuar, korrupsionin dhe terrorizmin.

“Jam i vendosur që të luftojë krimin e organizuar, korrupsionin dhe terrorizmin. E di se do të përballem me sfida të mëdha, por jam i vendosur që të ndryshoj për të mirë imazhin e Këshillit Prokurorial dhe të Kosovës”, ka thënë Lumezi.

“Unë e di që kjo nuk mund të ndodhë brenda një dite, por e di se do të ndodhë. Prandaj dua t’ju falënderoj për përkrahjen e vizionit tim”, ka thënë kryeprokurori i Shtetit në mbledhjen e Këshillit Prtokurorial.

Më Shumë

Operacion antidrogë në Suharekë, arrestohen dy persona

Një aksion antidrogë i Policisë së Kosovës ka rezultuar me arrestimin e dy personave dhe sekuestrimin e drogës dhe armëve. Policia e Kosovës, përkatësisht njësiti...

Trepça e mposht lehtësisht Yllin në Suharekë

Kampionia e Kosovës në fuqi, Trepça ka arritur fitoren e 16 radhazi në elitën e basketbollit kosovar duke e mposhtur Golden Eagle Yllin me...

Lajmet e Fundit