2.9 C
Prizren
E martë, 13 Janar, 2026

Lunaçek: Po thonë se kosovarët ia dolën ta korruptojnë edhe EULEX-in

UlrikeLunacekNënkryetarja e Parlamentit Europian, Ulrike Lunaçek, ka thënë se nëse një mision i BE’së është i përfshirë për korrupsion, atëherë kjo nuk është shqetësuese vetëm për atë mision por për gjithë BE’në.

Në një intervistë ekskluzive për “Jeta në Kosovë”, ajo ka thënë se po dëgjon njerëzit duke thënë se “kosovarët ia dolën ta korruptojnë edhe Bashkimin Evropian”.

“Ka momentalisht prej atyre që thonë… asi njerëz që tani po thonë se kosovarët kanë infektuar Bashkimin Evropian, dhe se që të gjithë janë të korruptuar, e prandaj nuk na duhet shteti i Kosovës dhe gjithsesi nuk na duhet as BE-ja”, thotë Lunacek.

Ajo ka thënë se kjo çështje duhet të sqarohet edhe brenda misionit të BE’së.

“Kjo është dicka që duhet të sqarohet edhe brenda misionit të BE’së. Për mua është shqetësuese nëse hetimet nuk fillohen sa më par”, tha ajo.

Tha se e di që për Francesco Florin tashmë kanë filluar hetimet.

“Me sa di unë, një për Florin po dhe për të tjerët nuk e di. Duam edhe ne si parlamentatë europian ta dimë. Është e domosdoshme që të sigurojmë që edhe imazhi i BE’së është

Nëse ka pasur korrupsion brenda EULEX’it, këta njerëz duhet të gjykohen”, ka thënë ajo.

Lunaçek ka thënë se disa njerëz që nuk e duan Kosovën, mund ta keqpërdorin këtë skandal të EULEX’it, nëse ka ndodhur ashtu.

“Disa njerëz që nuk e duan pavarësinë e Kosovës dhe që janë kundër BE’së, kemi mjaft prej tyre, nuk dua ta keqpërdorin këtë skandal për të folur kundër Kosovës dhe kundër qytetarëve të Kosovës. Korrupsioni brenda një misioni të BE’së është gjëja më e keqe që mund ta imagjinoni”, ka thënë ajo.

Më Shumë

Haziz Hodaj sqaron dorëheqjen: Nuk jam larguar nga LDK-ja, por vetëm nga Kryesia

Kuvendari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Prizren, Haziz Hodaj, ka sqaruar edhe një herë publikisht arsyet dhe kuptimin e dorëheqjes së tij...

Avokati Yll Zekaj: 35 të ndaluarit po mbahen pa vendim pas skadimit të afatit ligjor

Avokati Yll Zekaj ka reaguar sot lidhur me mbajtjen e 35 të ndaluarve në Qendrën e Paraburgimit në Lipjan, në kuadër të rastit që...

Lajmet e Fundit