9.4 C
Prizren
E martë, 24 Mars, 2026

Macron i dërgon letër Erdoganit, Çavu?o?lu tregon se çfarë pritet të ndodhë më pas

Presidenti francez Emmanuel Macron i ka dërguar një letër presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan duke deklaruar qëllimin e tij për të përmirësuar marrëdhëniet dypalëshe.

Kjo, siç shkruajnë mediat turke, përcjell Telegrafi, është bërë e ditur të premten nga ministri i Jashtëm turk, Mevlüt Çavu?o?lu.

Sipas Çavu?o?lu, i cili foli me gazetarët gjatë kthimit të tij nga një vizitë zyrtare në Pakistan, Macron nënvizoi rëndësinë e Turqisë për Evropën dhe vullnetin e tij për të zhvilluar marrëdhëniet pozitive.

Çavu?o?lu vuri në dukje se të dy udhëheqësit së shpejti mund të flasin përmes videokonferencës ose një thirrje telefonike për të diskutuar marrëdhëniet si dhe çështjet rajonale, duke përfshirë luftën kundër terrorizmit, Libinë dhe Sirinë.

Ndryshe, Turqia ka pasur vazhdimisht përplasje me Francën për politikat në Siri, Libi, Mesdheun Lindor dhe Nagorno-Karabakh, si dhe për botimin e karikaturave të Profetit Muhamed në Francë.

Këto “tensione” janë rritur në nivele të reja muajt e fundit ndërsa Franca ka lëvizur për të goditur disa grupe myslimane pas disa sulmeve në tokën e saj.

Më Shumë

Sot 27 vjet nga ndërhyrja e NATO-s, lufta dhe liria e Kosovës

Sot shënohet 27-vjetori i fillimit të sulmeve të NATO-s ndaj caqeve ushtarake policore serbe. 27 vjet më parë NATO ndërhyri për të ndaluar gjenocidin...

Përballjet e fundit para Final 4

Të mërkurën zhvillohen ndeshjet e fundit para Final 4 në Ligën Unike të Meshkujve. Dy ndeshje do të zhvillohen në kuadër të Grupit B, përkatësisht...

Lirohet Gjesti

Lajmet e Fundit