5.7 C
Prizren
E hënë, 23 Dhjetor, 2024

Malazogu: Fletëvotimet duhet jenë me simbole shtetërore

Zgjedhje-kosove-logoInstitucionet e Kosovës duhet të këmbëngulin që në fletëvotime të ketë logo të Republikës së Kosovës, sepse vetëm në këtë mënyrë do të dihet nëse serbët e veriut duan të integrohen në institucionet e Kosovës apo jo. Kështu mendojnë ekspertët e zgjedhjeve, sipas të cilëve, në rastin e zgjedhjeve, nuk duhet të ketë neutralitet.

Marrëveshja e arritur në Bruksel më 19 prill është bërë në linjën e neutralitetit, ku është insistuar vazhdimisht nga Serbia dhe për një pjesë të madhe Kosova është pajtuar, që zbatimi i marrëveshjes të jetë relativisht neutral, thotë njohësi i proceseve zgjedhore Leon Malazogu nga instituti D4D.

Por, Malazogu thotë se neutralitet nuk mund të ketë në çdo aspekt, e aq më pak në zgjedhje. Për këtë ai thotë se institucionet e Kosovës, duhet të jenë këmbëngulëse që në fletëvotime të ketë simbole të shtetit të Kosovës, sepse sipas Malazogut, ky është testi kryesor nëse serbët e veriut duan të integrohen. Malazogu beson se në fund, serbët do të pajtohen me këto fletëvotime, ngase thotë se serbët ndodhen edhe para trysnisë nga BE-ja.

“Mendoj se do të pajtohen që të marrin pjesë në këto zgjedhje. Dalja mund të jetë më e ulët sesa që mund të jetë pa këtë logo, por mungesa e logos mund të shpie në situatën që komunat që themelohen mund të insistojnë se nuk janë pjesë e institucioneve të Kosovës dhe mund të kemi probleme tjera pas mbajtjes së zgjedhjeve”, tha Malazogu për Radio Kosovën.

Malazogu thotë se në disa raste ia vlenë të mos instistohet në simbolika dhe të gjenden zgjidhja pragmatike, por kjo nuk mund të vlejë në rastin e zgjedhjeve, pavarësisht rrezikut.

“Ndoshta është paksa e rrezikshme, por mendoj se nuk do të dështojnë dhe zgjedhjet do të kenë sukses edhe në veri pa marrë parasysh fletëvotimet”, tha ai.

Për një zgjidhje pragmatike sa i përket fletëvotimeve, shprehet njohësi i zgjedhjeve, ish kryeshefi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Adnan Merovci, por ai thotë se në asnjë mënyrë të ketë fletëvotime të ndryshme.

“Më mirë është që të bëhet ndonjë zgjidhje kreative e dukjes së fletëvotimit i pranueshëm andej e këndej nëse mund të themi kështu, por në asnjë mënyrë nuk duhet lejuar që fletëvotimet të jenë të ndryshme, sepse flitet për proces zgjedhor, për një territor sovran, flitet për një trup elektoral që i përket atij shteti dhe do të ishte absurd”, tha Merovci.

Ndryshe, serbët kërkojnë që në fletëvotime mos figurojë asnjë simbol shtetëror i Kosovës, gjë që për palën kosovare është vështirë e pranueshme, meqenëse kjo shihet si pajtim i Kosovës me neutralitetin e serbëve ndaj shtetësisë së Kosovës.

Më Shumë

Nis Fest 63 në RTSH, 15 artistë prekin sot skenën magjike

Vetëm pak orë na ndajnë nga nisja e natës së parë të FEST 63 në RTSH që do ngjisë në skenë artistë të ndryshëm,...

Inaugurohet kabineti i shkencave të natyrës në shkollën “Hysen Rexhepi” të Prizrenit

Të mërkurën është përuruar kabineti i ri i shkencave të natyrës në shkollën “Hysen Rexhepi”. Ky projekt u realizua falë bashkëpunimit mes Drejtorisë Komunale...

Lajmet e Fundit