10.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Inteligjenca franceze trajnoi Hashim Thaçin

Hashim Thaci 2Pierre Pean, gazetar hulumtues francezë, ka publikuar librin “Lufta e “drejtë” për një shtet mafioz”.

Ai dha një intervistë për mediat në Serbi rreth përmbajtjës së këtij libri.

“Shërbimi inteligjent, duke vepruar në mënyrë të fshehtë nga Ushtria e Francës, ka trajnuar anëtarë të UÇK-së, por duhet thënë se inteligjenca ushtarake, ishte e orientuar pro Serbisë”, shkruan Pean në librin e tij, “Kosova – lufta e “drejtë” për një shtet mafioz”, ka thënë Pean për mediat në Serbi.

Shërbimi i inteligjencës, sipas tij, ishte përgjegjës për Hashim Thaçin dhe kishte punuar për trajnimin e bashkëpunëtorëve të tij.

“Në të njëjtën kohë, stafi i Ushtrisë, nuk ishte në të njëjtën linjë. Ata sikurse ka ndodhur tradicionalisht, ishin në anën e serbëve, gjë të cilën e dëshmoi edhe me respektimin e përpiktë të marrëveshjes së Kumanovës dhe implementimin neutral të Rezolutës 1244 të Kombeve të Bashkuara”, thotë Pean, transmeton Reporteri.

Në librin e tij, ai përmend edhe dallimet mes francezëve dhe anglo-saksonëve në luftën e Kosovës. Ai thotë se francezët dhe britanikët, për këtë edhe kanë shkëmbyer të shtëna me armë mes vete. Kjo sipas tij ka ndodhur se këto dy palë kanë pasur konflikt në interpretimin dhe implementimin e Rezolutës 1244.

“Në interpretimin Anglo-Sakson”, kur ushtarët e UÇK-së vrisnin, kjo interpretohej si hakmarrje, dhe mund të falej. Por krejt kritere tjera u përdorën për serbët. Pra Anglo-Saksonët, u sollën krejtësisht ndryshe nga francezët”

“Koloneli Logar, komandant i forcave speciale franceze, në atë kohë, u detyrua të kërcënojë se është i gatshëm të hap zjarr në forcat speciale britanike. Ju mund të imagjinoni, se ata ishin në prag të një incident shumë serioz “, thotë gazetari francez.

Kur flet për konfliktin mes KFOR-it francez dhe ushtarëve të UÇK-së, Pean thotë se ushtarët francez implementuan rrugën neutrale të Rezolutës 1244, gjë të cilën nuk e bënë të tjerët. Në Deçan ai thotë se u vranë 10 deri në 15 ushtarë të UÇK-së nga ana e forcave franceze, ndërsa në pjesët nuk vepronin ushtarët Anglo-Sakson nuk u vra asnjë.

“Pra, francezët implementuan në mënyrë të përpiktë Rezolutën 1244, ndërsa Anglo-Saksonët, implementimin e rezolutës që nga fillimi e bënë në mënyrë të paragjykuar, në kontekst për pavarësinë e ardhshme të Kosovës, e cila nuk thuhej me asnjë fjalë në Rezolutë”, thotë ai.

PierrePean-gazetar francezKur pyetet për politikën e shtetit të Francës në vitin 1999, Pean potencon se presidenti i atëhershëm i Francës, Jacques Chirac tentoi deri në fund që të pengojë bombardimin e Jugosllavisë, por ai donte që të fuqizonte rolin e Francës në NATO, dhe me ngulje këmbë edhe më tutje, do të mund të ofendonte Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kosova, sipas tij, ishte një shembull i mirë se si politika franceze u përkul ndaj asaj Anglo-Saksone, që është Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Mbretëria e Bashkuar.

Më Shumë

Liria në shtëpi pret Dukagjinin

Në Prizren, Liria tashmë e dorëzuar e pret Dukagjinin e Klinës që synon fitore pas barazimit në xhiron e kaluar me Llapin. Vendasit nuk e...

Hapet konkursi për Kryeshef Ekzekutiv të Ndërmarrjes Publike “Hidroregjioni Jugor” në Prizren

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” SH.A. ka shpallur një konkurs publik për pozitën e Kryeshefit Ekzekutiv. Kjo pozitë ka përgjegjësi të rëndësishme në menaxhim...

Lajmet e Fundit