17.8 C
Prizren
E enjte, 8 Maj, 2025

Malisheva përkujtoi 10 vjetorin tragjik të maturantëve në Fushë-Arrëz

051Sot, janë bërë dhjetë vite nga humbja tragjike e jetës së 15 maturantëve të gjimnazit “Abdyl Frashër”, të cilët aksidentalisht kishin humbur jetën, në afërsi të Fushë-Arrëzit në Republikën e Shqipërisë, përderisa ktheheshin nga një ekskursion të organizuar nga shkolla. Me këtë rast, nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Malishevës,Ragip Begaj janë zhvilluar një varg aktivitetesh, në përkujtim të 15 maturantëve.

Në dhjetë vjetorin e kësaj tragjedia, si ngjarja më e rëndë për Malishevën e pasluftës, një ditë më parë, janë bërë homazhe në vendin e rënies në Fushë-Arrëz, ndërsa sot, është organizuar një Akademi Përkujtimore, janë bërë homazhe në varrezat e maturantëve, si dhe është bërë ribotimi i librit kushtuar “Tragjedisë së Fushë-Arrëzit”.

Më 14 tetor 2004, përderisa ktheheshin nga ekskursioni, njëri nga autobusët ishte aksidentuar, ku si pasojë, vdiqën 15 maturantë, ndërsa u lënduan rëndë e lehtë 34 nxënës dhe profesor të tjerë.

Në akademinë përkujtimore, krahas familjarëve, morën pjesë edhe Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, shkëlqesia e tij Qemal Minxhozi, kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, përfaqësues të institucioneve tjera në Malishevë, përfaqësues të klerit, nxënës e profesor të gjimnazit dhe shkollave tjera të mesme dhe qytetar të shumtë.

“Ju prindër të maturantëve. E di që edhe sot e keni të vështirë të pranoni ndarjen e një pjese të zemrës dhe shpirtit tuaj. Të vështirë e kemi edhe ne të gjithë. Të vështirë e patët edhe ju profesor e nxënës të gjeneratës, ku në vend të librave, shikonit lulet e vendosura në bankat e tyre”, tha Begaj.

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, ndërkaq ka shprehur solidaritetin e shtetit shqiptar.

“I nderuar popull i Malishevë, Ju të nderuar familjar, jam sot këtu të ndaj dhimbjen me ju. Në atë kohë isha ambasador në Danimarkë, kur mora vesh lajmin e kobshëm. Ishte një ngjarje tragjike, por që bashkoi të gjithë popullin shqiptar, në një mendje, në një trup. Kjo është një dhimbje e përbashkët e të gjithë neve”, tha ambasadori Minxhozi.
Nga ana tjetër, ish drejtori i gjimnazit,Januz Kastrati, i falënderoi të gjithë ata që ishin angazhuar në atë kohë për t’iu bashkuar dhimbjes së familjarëve./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Pamje nga aksidenti mes dy kamionëve në Duhël të Suharekës

Një aksident trafiku ndodhi sot mes dy kamionëve në Duhël të Suharekës, rrugës për Carralevë. Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për...

Stërnipi i Skënderbeut nderohet me mirënjohje nga Komuna e Malishevës

Stërnipi i heroit kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeut, Loris Kastrioti, është nderuar sot me mirënjohje nga Komuna e Malishevës. Kryetari i kësaj komune, Ekrem Kastrati,...

Lajmet e Fundit