3.2 C
Prizren
E shtunë, 21 Mars, 2026

Malisheva vazhdon të mbetet e qetë nga COVID-19

Komuna e Malishevës, vazhdon të mbajë një situatë të qetë, sa i përket situatës me pandeminë COVID-19, pasi nuk ka raste të reja të regjistruara pozitiv me COVID-19, ndërsa të gjitha mostrat e testuara në ditët e fundit, kanë rezultuar negative , duke e ruajtur një gjendje të qetë dhe stabile sa i përket pandemisë.

Heqja e kufizimeve të lëvizjes dhe masave tjera, ka rritur lëvizjen e qytetarëve të cilët detyrimisht duhet ti kryejnë obligimet e tyre të përditshme, por deri më tani qytetarët në përgjithësi kanë treguar kujdes në raport me situatën me virusin korona dhe kjo ka ndikuar që gjendja të jetë e qetë.

Për këtë, edhe sot, në emër të shtabit emergjent komunal, që merret me menaxhimin e pandemisë COVID-19, nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, ju ka bërë thirrje qytetarëve që të zbatojnë masat e kujdesit të shtuar, duke përdorur mjetet mbrojtëse, duke mbajtur distancën dhe duke ju shmangur grumbullimeve të rastit.

Gjendja me COVID-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: 77 të prekur me COVID-19, prej tyre 75 janë shëruar plotësisht, një rast vazhdon të mbetet aktiv dhe një person ka rezultuar me vdekje.

Më Shumë

Totaj kritikon Qeverinë: Na janë marrë 12 milionë euro, 30% ishin për investime kapitale, qytetarët të jenë të kujdesshëm se kë e votojnë

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, i ftuar në Euro në T7, ka thënë se rreth 12 milionë euro i janë marrë kësaj komune. Totaj, ka...

Ilaz Osmanaj, 34-vjeçari që u godit për vdekje nga vetura në Prizren

Mbrëmjen e së mërkurës, një aksident me fatalitet ngjau në rrugën “Wesli Clark” në Prizren.   Si pasojë, i vdekur mbeti një këmbësor, 34-vjeçari Ilaz Osmanaj. https://prizrenpress.com/shiten-banesa-moderne-ne-lagjen-tranzit-i-ri-te-prizrenit-mundesi-pagese-me-keste/ Familjarët...

Lirohet Gjesti

Lajmet e Fundit