20 C
Prizren
E hënë, 6 Prill, 2026

Malishevë: Dy të shëruar dhe asnjë pozitiv me COVID-19

Bazuar në rezultat e testimeve të ditës së sotme, në mesin e të shëruarve nga COVID-19, janë edhe dy qytetarë nga Komuna e Malishevës, të cilët kanë rezultuar negativ në dy testimet e fundit.

“Tani numri i të shëruarve nga Komuna e Malishevës, arrin në 57 të shëruar. Shërimi i dy qytetarëve, të cilët kanë qenë në trajtim në Klinikën Infektive, është konfirmuar zyrtarisht nga ana e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik” njofton Komuna e Malishevës.

Gjendja aktuale në Komunën e Malishevës, është kjo:

73 pozitiv me COVID-19;

57 të shëruar;

Një me fatalitet;

15 në shërim e sipër;

Më Shumë

Gjendet pa shenja jete një 53-vjeçar në Prizren

Një person është gjetur pa shenja jete në orët e hershme të mëngjesit në Prizren. Zëdhënësi i Policisë për Regjionin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka...

Kastrati: Synojmë që Malisheva të bëhet komuna më e pastër në vend

Ka nisur aksioni njëmujor për pastrimin e ambientit në Komunën e Malishevës, me moton “Për Malishevën e pastër”, i cili do të zgjasë gjatë...

Lajmet e Fundit