11.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Malishevë/ Paditësi thotë se kur ishte duke e lavruar arën, erdhi i padituri dhe i tha se tokën e ka blerë nga djali i tij

Paditësi Sali Hoti deklaroi se teksa ishte duke lavruar arën, ishte afruar këtu i padituri Arton Hoti, i cili i kishte thënë se tokën e ka blerë nga djali i tij, Istref Hoti.

Këtë deklarim, paditësi Hoti e ka bërë në seancën e së hënës, në Gjykatën Themelore në Gjakovë, dega në Malishevë, ku i njëjti e ka paditur Arton Hotin për pengim posedimi të pronës, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Paditësi Sali Hoti, i ftuar në cilësinë e palës në procedurë ka deklaruar, se i padituri Arton Hoti në tetor të vitit 2020, ka ardhur në pronën kontestuese duke i thënë të mos e punojë arën pasi që prona është e tij.

“Ka ardhë Artoni, më ka thënë puna e mbarë, unë e ndala traktorin dhe më tha pse ke hy me lavru arën time, unë i thash jam tu e lavru arën time më duket, ndërsa ai më tha jo unë e kam blerë këtë tokë, unë e pyeta prej kujt e ke ble, ai më tha prej djalit tënd Istref Hotit”, tha paditësi Sali Hoti.

Tutje paditësi shtoi se ishte data 11 tetor 2020, kur kishte kuptuar nga i padituri se ngastrën kontestuese e kishte blerë i njëjti, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Në anën tjetër i padituri Arton Hoti ka deklaruar se paditësi ka qenë në dijeni se djali i tij e ka shitur ngastrën kontestuese.

“Më 15 gusht 2020, kamë shkuar te baca Salih dhe i kam thënë se e kam marrë parcelën nën rrugë të transitit, sipërfaqen prej 52 ari dhe ia kam treguar kontratën, baca Salih më tha unë e di këtë punë mirë me gjithë djemtë e mi, edhe më tha qysh je marrë vesh me Istrefin, marrëveshjen nuk  e luaj”, tha i padituri Hoti.

Ndërsa, pas administrimit të provave nga ana e gjykatës, të autorizuarit e palëve ndërgjyqëse kanë deklaruar se fjalën përfundimtare do ta japin me shkrim brenda afatit të caktuar nga gjykata.

Pas këtyre deklarimeve, gjyqtari i çështjes Nehat Qelaj, ka deklaruar se fjalën përfundimtare të autorizuarit e palëve duhet ta paraqesin në afatin brenda 10 ditëve.

Gjyqtari Qelaj deklaroi se pas dorëzimit të fjalëve përfundimtare pritet të merret vendim lidhur me këtë çështje civile.

Ndryshe, sipas padisë së ushtruar më 13 tetor 2020, Sali Hoti e ka paditur Arton Hotin për pengim posedimi të pronës së tij, ku thuhet se Sali Hoti është pronar i pronës kontestuese në fshatin Carallukë të Komunës së Malishevës.

Në padi thuhet se më 12 tetor 2020, i padituri ka penguar paditësin në atë mënyrë që me ekskavatorin  e tij ka hyrë në ngastrën e paditësit, duke e rrafshuar sipërfaqen  e ngastrës kontestuese, për çka, organet policore kishin qenë në dijeni.

Paditësi Sali Hoti po kërkon nga gjykata që t’ia ndalojë të paditurit që të mos ta pengojë në posedimin dhe shfrytëzimin e pronës së tij. /BetimipërDrejtësi

Më Shumë

Ish-zëvendësministri për vrasjet në Kosovë: Duhet të angazhohet edhe AKI-ja, kjo është shndërruar në problem kombëtar

Ish-zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Valdet Hoxha, ka folur mbi ngjarjet e fundit në vend, ku është rritur numri i vrasjeve. Ai tha se pjesën...

Kurti: Nëse dëshiron opozita e shpërndajmë Kuvendin dhe shkojmë në zgjedhje, qeveria s’ka arsye të rrezohet

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për deklaratën e tij se është i gatshëm që vendi të shkojë në zgjedhje. Kurti ka thënë se...

Lajmet e Fundit