12.8 C
Prizren
E diel, 17 Tetor, 2021

Sondazhi i Albanian Post : Haskuka i pari në Prizren, të tjerët mbesin prapa dhe një numër i madh i të papërcaktuarve

Mytaher Haskuka dhe Lëvizja Vetëvendosje mund ta përsërisin fitoren e tyre në Prizren në Zgjedhjet Lokale të 17 tetorit në Kosovë, por gjasat që kjo të arrihet në raundin e parë nuk janë shumë të mëdha.

Sipas sondazhit të fundit të realizuar nga Albanian Post dhe Institutit Source, me të dhëna të mbledhura në terren në fund të muajit shtator, Haskuka prinë me 42.7% të votës së përgjithshme.

Por, asnjë nga kandidatët e tjerë nuk kanë numra që aktualisht mund t’i bëjnë konkurrencë serioze Haskukës.

I dyti pas kryetarit aktual të komunës, është kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Shaqir Totaj, me 17.6%.

I treti në sondazh del të jetë ish-ministri dhe një nga figurat kryesore të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni.

Pro tij janë deklaruar vetëm 8.4% të respodentëve, derisa Lulzim Kabashi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Zafir Berisha i Nismës për Kosovën janë identikë me nga 2.3%.

Kurse, Cemaijl Smaijli, kandidati i minoritetit boshnjak, ka përqindje prej 0.8%.

Sondazhi i Albanian Post dhe Institutit Source: Përqindja e kandidatëve

Specifika që e dallon komunën e Prizrenit nga shumica e komunave të tjera në Kosovë, siç tregon rezultati i sondazhit, është numri tejet i lartë i të pavendosurve, kur kanë mbetur vetëm edhe një javë deri në ditën e zgjedhjeve.

Si “të pavendosur” ende se për kë do të votojnë janë plotë 25.9% të të anketuarve në Prizren.

Se kujt do t’i shkojë kjo përqindje që ka deklaruar se do të votojë në zgjedhjet e ardhshme, por ende nuk janë të vendosur, do të përcaktohet vetëm ditët e fundit, sepse edhe kryqëzimi i të pavendosurve me nivelin e kënaqësisë së tyre me institucionet komunale, nuk tregon shumë.

Kjo pasi, në pyetjet se sa jeni të kënaqur me punën e institucioneve në komunën tuaj, te korrespodentët e pavendosur ende, përqindja më e madhe është te përgjigja se as nuk janë të kënaqur, as nuk janë të pakënaqur.

42.7% e të pavendosurve janë përgjigjur “ashtu-ashtu”, derisa 33.7% thonë se janë të kënaqur dhe përqindja tjetër prej 24.5% deklarohen si të pakënaqur.

Sondazhi i Albanian Post dhe Institutit Source: Përqindja e kënaqeshmërisë me punën e institucioneve komunale tek ata që janë ende të pavendosur.

Edhe në pyetjen për preferencat partiake Lëvizja Vetëvendosje është e para në Prizren, por me një përqindje pak më të ulët se kandidati Haskuka.

Vetëvendosje ka 41.2%, derisa pasohet nga Partia Demokratike e Kosovës me 16.8%. Edhe PDK përformon për diku 1% më dobët se kandidati i vet në këtë komunë.

Në anën tjetër, Lidhja Demokratike e Kosovës ka rezultat me të mirë se kandidati Quni, me 9.9%, kurse Nisma Socialdemokrate është në sinkron me Zafir Bërishën, me 2.3% të votave.

Sondazhi i Albanian Post dhe Institutit Source: Përqindja e partive

Edhe për partitë, njëjtë si për kandidatët, në Prizren ka një përqindje tejet të madhe të të pavendosurve, por këtu ka një përqindje të lartë edhe të atyre që kanë refuzuar të përgjigjen.

19.1% në sondazhin e Albanian Post në Prizren thonë se ende nuk kanë vendosur se cilën parti do ta votojnë, derisa janë 9.2% që refuzojnë të përgjigjen në këtë pyetje. Një përqindje prej 1.5% kanë përmendur emra të partive të tjera.

Një statistikë interesante e nxjerr nga sondazhi, është edhe ajo për informatat që kanë qytetarët për rrjedhat politike në vend. Ndryshe nga qytetet tjera, në Prizren ka një përqindje shumë më të lartë të personave që thonë se nuk janë fare të informuar.

“Nuk kam fare informata”, janë përgjigjur 24.4% të respondentëve, derisa “kam pak informata”, thonë 10.7% të tyre, duke e çuar në 35.1% numrin e qytetarëve që nuk kanë fare, ose kanë shumë pak informata për zhvillimet politike.

Ndërsa janë 36.6% që thonë se janë deri diku të informuar.

Këto përqindje të larta shpjegojnë edhe numrin e madh të të pavendosurve për këto zgjedhje në Prizren.

Sondazhi i Albanian Post shpalosë edhe një karakteristikë për votuesit e Prizrenit. Ndryshe nga shumica e komunave të tjera, në Prizren si arsye kryesore për ta votuar një parti, 81.7%, e kanë liderin e partisë. Si arsye e dytë me radhë është dhënë kandidati për kryetar komune dhe vetëm si arsye e tretë me e rëndësishme, programi i partisë.

 

Prizreni, një nga komunat më interesante në zgjedhje

Prizreni

Komuna e Prizrenit në zgjedhjet e kaluara Lokale të vitit 2017 kishte prodhuar një nga garat më interesante në zgjedhje me tre kandidatë që kishin gjasa të zinin vendin e kryetarit të komunës.

Në raundin e parë të zgjedhjeve Shaqir Totaj i Partisë Demokratike të Kosovës kishte arritur të dilte i pari me 29.75% të votës së përgjithshme dhe Mytar Haskuka me Vetëvendosjen arriti në shifrën e 22.41%. Kjo ishte një rritje e jashtëzakonshme e Vetëvendosjes në Prizren, pasi në zgjedhjet e 2013, kandidati i kësaj partie për kryetar, Arbër Rexhaj, kishte arritur vetëm në kuotën prej 6.7%.

LDK-ja me Hatim Baxhakun në 2017 gjithashtu në raundin e parë kishte shënuar rezultat të mirë me 19.54% të votave dhe Haskuka kishte vetëm diçka më shumë se 1000 vota dallim nga Baxhaku.

Duke parë rritjen në Prizren, Vetëvendosje ishte angazhuar me të gjitha kapacitetet për raundin e dytë. Madje ditën e zgjedhjeve në balotazh, lideri Albin Kurti e kishte kaluar në Prizren.

Raundi i dytë në Prizren shënon garën më të ngushta në histori të zgjedhjeve në Kosovë. Dallimi mes të parti dhe të dytit ishte vetëm 372 vota.

Haskuka do ta bënte për herë të parë Vetëvendosjen fituese në Prizren me 50.4%, derisa Totaj mbeti në 49.6%.

Por, përkundër fitores së Haskukës, vetë partia e tij nuk ishte në të njëjtat shifra në zgjedhjet lokale të 2017-së. Vetëvendosje, atëherë pati fituar vetëm 16.91% për Asamble Komunale, krahasuar me 31.21% të PDK-së.

Prandaj, nëse krahasohet kjo shifër me 41.2% sa Vetëvendosje del në sondazhin e Albanian Post për këto zgjedhje atëherë ka një rritje të madhe.

Zgjedhjet e kaluara parlamentare

Gjithsesi, ka një rënie në raport me rezultatin e zgjedhjeve të kaluara parlamentare të mbajtura me 14 shkurt të këtij viti.

Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës pati arritur në 47,52% të votës së përgjithshme në Prizren. Derisa PDK-ja një rritje fare të vogël nga zgjedhjet e kaluara nacionale – nga 16.3% sa kishte me 14 shkurt, në sondazh del diçka më lartë, 16.8%. Por, që gjithsesi është përqindje brenda marzhës së gabimit të sondazhit, që është 1.5%.

 

Metoda e Sondazhit

Ilustrim: Mostra ne sondazhe

Hulumtimi është realizuar sipas metodës së rastit, ku së pari është identifikuar numri i përafërt i popullatës në komunën e caktuar dhe rrjedhimisht edhe numri i anketave që duhet bërë në atë komunë.

Pastaj është caktuar raporti i anketave që duhen realizuar në viset rurale dhe urbane të komunës, në mënyrë që të reflektohet përpjesëtimi real brenda popullatës së komunës. Përfundimisht, janë caktuar pikënisjet (lokacionet) e sakta ku do të bëhen anketat.

Numri i anketave në vendbanimet e komunave janë bërë në proporcion me përqindjen e përafërt të banorëve të secilit vendbanim brenda popullatës në atë Komunë. Në këtë konkludim është ardhur pas vlerësimit të listave të KQZ-së  për zgjedhjet e vitit 2021.

Sipas metodologjisë së hulumtimit, anketat e caktuara për një lokalitet realizohen në grup prej 5 anketave (që quhet pikënisje). Një gjë e tillë mundëson përcaktimin e identiteteve të lokaliteteve të ndryshme brenda një vendbanimi apo komune.

Kështu, një pikënisje mund të jetë  jë rrugë e caktuar, ku anketuesit duhet bërë një anketë në çdo të dytën shtëpi, të cilat gjenden në njërën anë të kësaj rrugë. Anketuesit duhet ta bëjnë anketën me personin që e ka datëlindjen më së afërmi me ditën e anketimit.

Kjo metodë është dëshmuar të ketë saktësi të lartë statistikore.

Puna në terren ka zgjatur  6 ditë, prej 24 deri me 29 shtator 2021. Me datën 30 shtator edhe 1, 2 tetor, është realizuar kontrolli logjik i pyetësorëve si dhe kontrolli i kualitetit të punës së anketuesve në terren. Pas kontrolleve janë përpunuar të dhënat.

Të martën vazhdon publikimi i rezultateve të sondazhit për një tjetër komunë.

/Albanianpost.com

https://albanianpost.com/sondazhi-i-albanian-post-ekskluzive-haskuka-i-pari-ne-prizren-te-tjeret-mbesin-prapa-dhe-nje-numer-i-madh-i-te-papercaktuarve/

Më Shumë

Dënohet anëtari i bordit të ndërmarrjes publike “Eko-Regjion”, për mos deklarim të pasurisë

Hazer Tara, i akuzuar për veprën penale “Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë”, u dënua sot nga Gjykata Themelore në Prizren me...

Drogë, armë e terror/ Rrëfimu i dezertorit nga Koreja e Veriut

Kim Kuk-song ndodhet tashmë larg vendit të tij komunist, por zakonet e vjetra të fshehtësisë nuk i ka harruar. Kaloi 30 vjet duke punuar në...

Voton Shaqir Totaj: Deri tani kemi folur ne, sot flasin qytetarët

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij ka votuar sot në qendrën e...

Shi e borë sërish, moti për sot dhe nesër

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për motin që pritet të mbajë sot dhe nesër në vend. Sipas IHMK’së, edhe gjatë këtyre dy ditëve...

Islam Ukaj merr mbështetje nga Genc Prelvukaj

Në ditën e fundit të fushatës zgjedhore, kandidati i PDK-së për Asamblenë Komunale të Prizrenit, Islam Ukaj, ka marrë mbështetje nga këngëtari i mirënjohur,...

17 vjet nga tragjedia e maturantëve të Malishevës

Sot bëhen 17 vjet kur 15 maturantë të shkollës së mesme “Abdyl Frashëri” nga Malisheva kanë humbur jetën gjatë një ekskursioni që po bënin...

Mjekët flasin për gjendjen e Bill Clinton

Ish-presidenti Bill Clinton u pranua në njësinë e kujdesit intensiv të Universitetit të Kalifornisë Irvine për një infeksion të traktit urinar, që u përhap...

Nxënësja nga Suhareka e pranon që e ngacmoi profesorin, kjo është deklarata e saj në gjykatë

E akuzuara A.A ka pranuar se e ka ngacmuar profesorin e saj, B.B, duke i shkuar edhe në shtëpi e duke i kërkuar lidhje...

Spitali i Prizrenit,  3 pacientë po trajtohen me Covid 19

Bazuar në raportet e dërguara nga klinikat COVID-19 në QKUK dhe spitalet e përgjithshme, në 24-orët e fundit, në trajtim janë 71 pacientë nga COVID-19,...

VV: 12 zotimet për trashëgiminë dhe kulturën në Prizren

Nga Lëvizja Vetëvendosje në Prizren kanë bërë të ditur se gjatë ditës së djeshme kryeministri Albin Kurti, e ka vizituar këtë qytet bashkë me...

Memli Krasniqi: Të dielën do t’i vijë fundi keqqeverisjes në Prizren me kryetarin e ri, Shaqir Totaj

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka qëndruar sot në Prizren, ku ka thënë se qeverisja e kësaj partie në Kryeqytetin Historik të Kosovës, është...

Haskuka në Reçan: Jemi bërë bashkë për Prizrenin

Kanidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prizrenit, Mytaher Haskuka, bashkë me zv.ministrin Almir Veliji, nënkryetaren e Komunës për Komunitete, Memnuna Ajdini, kryetarin e...

A ka nevojë ndonjëri prej kandidatëve “me i fry hoxha”, përgjigjet Fatmir Latifaj

Hoxhë Fatmir Latifaj u ka bërë thirrje qytetarëve të dalin në votime, që të vendosin vetë se kush t’i drejtojë ata për katër vitet...

22 mijë tifozë do të jenë të pranishëm kundër Polonisë në ‘Air Albania’

Shqipëria nuk ka luajtur asnjëherë në histori në Botëror, madje as që e ka menduar diçka të tillë, sikur edhe t’i afrohej këtij objektivi....

Vidhet kasaforta me para në xhaminë e Rahovecit

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur dje në një xhami në Rahovec. Policia njofton se persona të panjohur kanë depërtuar brenda xhamisë dhe kanë...

Nëna raporton djalin në polici për sulm fizik ndaj familjes në Prizren

Në qytetin e Prizrenit, nëna ka raportuar në polici djalin, sepse sipas saj ai në vazhdimësi është duke i shqetësuar familjarët. E pas ekzaminimeve...

Lajmet e Fundit