8.8 C
Prizren
E martë, 17 Mars, 2026

Malishevë: Shënohet viti i shtatë që nuk ka vdekje nga rriqrat, falë dezinfektimit nga “Zona Parak”

Dezinsektimi po tregohet i suksesshëm

Tani e 7 vite nuk ka pasur raste me fatalitet nga pickimi i rriqrave që shkaktojnë ethe hemorragjike.

Komuna e Malishevës e cila njihet si vatër e kontaminuar me ethe hemorragjike ka të rrezikuar 46 fshatra nga pickimi i rriqrave.

Projekti i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural parasheh për çdo vit të trajtojë 18 deri 20 fshatra apo 4000 hektarë dezinsektim në vendet me prioritet në Komunën e Malishevës.

Në kuadër të projektit për luftimin dhe parandalimin e përhapjes së etheve hemorragjike “Zona Park” po vazhdon të trajtojë këto zona endemike me staf profesional të përbërë nga gjithsejtë 35 punonjës të pajisur me teknologjinë e fjalës së fundit me të cilat po tregohet rezultat i lartë në lokalizimin dhe mbajtjen në kontroll të etheve hemorragjike.

Për çdo vit në Komunën e Malishevës zbatohet strategjia nacionale për luftimin dhe parandalimin e etheve hemorragjike kime kongo (EHKK), me ç’ rast bëhet dezinsektimi i zonave endemike. Të gjitha aktivitetet realizohen në bashkërendim mes Komunës së Malishevës dhe Instituti Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe ministrive përgjegjëse.

Dezinsektimi në këto vatra është shumë domethënës për banorët, ngase mundësohet zvogëlimi i mundësive për infektim nga sëmundja e etheve hemorragjike krime kongo, i cili përcillet përmes rriqrave.

Që nga paslufta në Komunën e Malishevës si pasojë e prezencës së rriqrave janë prekur një numër i madh i banorëve, ndërsa deri në vitin 2013 kanë humbur jetën 18 qytetarë.

Prandaj, dezinfektimi në këto zona vazhdon të vlerësohet shumë i rëndësishëm, pasi nga viti 2013 e deri më tani si rezultat i këtij procesi nuk ka pasur asnjë rast të vdekjeve apo raste me infeksion nga EHKK.

Kontribut të madh në këtë drejtim ka dhënë edhe profesionalizmi i lartë i kompanisë për dezinsektim nga Prizreni, “Zona Park”, e cila me ekipet e saj të dezinfektimit kanë parandaluar përhapjen e etheve hemoragjike, duke minimizuar njëkohësisht edhe përhapjen nëpër vatra tjera përreth.

Më Shumë

“Ishte i ri”, Apeli ia zbut për 5 vjet dënimin të akuzuarit për krime lufte në Prizren

Më 1 shtator të vitit 1998, Fatmir Bojaxhiu dhe vëllezërit Binak e Reshat Daçaj u vranë e pastaj u masakruan në malin afër lagjes...

Vikend me mot pranveror në Kosovë dhe Shqipëri

Gjatë këtij vikendi, më 14 dhe 15 mars 2026, në Kosovë dhe Shqipëri pritet mot kryesisht pranveror, me periudha me diell dhe vranësira të...

Fshati që pret

Lajmet e Fundit